Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncoi Ilir Metën për krim të organizuar ndërkombëtar; kërcënohet me vdekje avokati Mirjan Kapo

Gjashtë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, më 19 qershor 2017, ora 19,15, avokati Mirjan Kapo thotë se është kërcënuar me vdekje nga një person me telefon. Ky fakt bëhet i ditur në një letër dërguar, më 20 qershor 2017 Ambasadorit të Konfederatës Zvicerane dhe duke vënë në dijeni Ambasadorin amerikan dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga përfaqësuesi me prokurë i firmës zvicerane të ndërtimit “B-Baumanagement Group GmbH”, avokat Mirjan Kapo.

Av.Kapo thotë se “nga provat e grumbulluara bëhet fjalë për krim të organizuar ndërkombëtar dhe mashtrime bankar”. Kjo ka qenë arsyeja, thotë Kapo që “më datë 19.06.2017, ora 19,15, jam kërcënuar me vdekje nga një person që foli nëpërmjet telefonit me numër 0041 76 29 25 386”. I ka kërkuar ambasadorit zviceran që të merren në mbrojtje e bija dhe ish-bashkëshortja.

Z. Kapo shkruan se para Prokurorit të Përgjithshëm zviceran ka bërë kallëzim penal kundër presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta etj., gjër të cilën, sipas tij: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako dërgoi tek ai dy oficerë policie, të cilët morën shënim dhe deklarimet e të kërcënuarit, duke i garantuar se askush nuk do të prekë atë dhe familjen në Zvicër.

Ja teksti i dokumentit, i publikuar nga “Pamfleti.com”:

Durrës, më 20.06.2017.

Ambasadorit të Konfederatës Zvicerane z. Christoph Graf.

1) Ambasadorit të SHBA Tiranë z. Donald Lu.

2) Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Haki Çako Tiranë.

I nderuar z. Ambasador!

Siç do të konstatoni nga prokura që po ju bashkëngjis, jam përfaqësues i firmës zvicerane “B-Baumanagement Group GmbH”. Kam të drejtë të mbroj interesat e kësaj firmë, përfaqësuar nga z. Giovanni Boemi, përpara autoriteteve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Nga provat e grumbulluara bëhet fjalë për krim të organizuar ndërkombëtar dhe mashtrime bankare. Jam i detyruar t’ju vë në dijeni se më datë 19.06.2017, ora 19,15’, jam kërcënuar me vdekje nga një person që foli nëpërmjet telefonit me numër 0041 76 29 25 386. Njoftova për këtë këcënim autorizuesin tim z. Boemi duke i kërkuar të bënte kallëzim në polici derisa të shkoja unë. Sqaroj se para Prokurorit të Përgjithshëm zviceran unë kam bërë kallëzim penal kundër Presidentit të Shqipërisë z. Ilir Meta etj. Kërkoj nga ana juaj të njoftoni autoritetet e vendit tuaj pasi rrezikohet jeta e vajzës sime Ani Kapo dhe ish-bashkëshortes Liri Lushi Kapo që banojnë në Wintertur.

Me respekt: Av. Mirjan Kapo

Please follow and like us: