Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?

 

 

Kështu titullohet libri i Sherry Argov (New Yourk Times Bestseller). Është një libër që mëson një femër si të bëhet “vajzë e keqe”, që ta dojë një mashkull.

Do pyesni ç’lidhje ka me videon, që i kam bashkangjitur… Epo, teksa po e shihja këtë video, m’u kujtua edhe libri. Më erdhi si përgjigje për titullin e këtij libri.

Femra shqipare, sa e brishtë, sa e bukur, sa e ëmbël, sa punëtore, sa shtëpiake dhe sa shumë nevojtare për dru. Nuk ka qenë kurrë në këtë gradë. Ndoshta ka arritur deri këtu nga kërkesat e shumta për të qenë të barabarta me meshkujt. Por si mundet ta kërkojmë diçka të tillë?! Meshkujt nuk mund të nxjerrin nga trupi i tyre një fëmijë, ata nuk mund të ushqejnë me trupin e tyre askënd, ata janë gjithmonë të vetmet qenie që vrapojnë pas femrës. Dhe ne sërish kërkojmë të jemi të barabarta me meshkujt, duke qenë shumë herë më lart tyre, dhurata që vetë Zoti na i dhuroi.

Po si ka mundësi dreqi ta hajë, që një femër të sillet kështu?

Sigurisht, duhet ta mbrojë mashkullin e vet, që është një bletë mbret, i cili nuk shërben për asgjë. Ndaj edhe meshkujt dashurojnë femra të tilla, sepse ata janë gjithmonë pas tyre. Janë në klube, në stripte, janë në sherret që ata bëjnë, i çojnë në të s’ëmës sa t’ju harxhohen lekët, sa t’ju cenohet interesi dhe janë prapë këta meshkuj, ata që u shkojnë si qenër nga pas e ato ecin me kokën përpjetë e krenarë, sepse bënë të qajë viktimën e radhës.

Dhe çfarë shoqërie zhvillohet?! Shoqëria e kuçkave, ngelet trashëgimi brez pas brezi. E në fund me brez në dorë e me parrulla në ballë dalin duke thënë “s’ka femra tamom sot”. Ku e di ti vëlla i dashur, kur je i aq i zënë duke vrapuar pas kuçkave?

http://joq.al/artikull/208741.html

 

Please follow and like us: