Klevis Balliu: Të bashkohemi për të luftuar bandat e Edi Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ditën e sotme u ka bërë thirrje publikisht partive opozitare, që të bashkohen sëbashku, qofshin të djathtë, të majtë apo të qendrës.
Sipas Balliut, kjo është e vetmja mënyrë që opozita e bashkuar t’i dalë ballë qeverisë së Edi Ramës.
KOMENTI I BALLIUT
Deputeti i PD ben thirrje per bashkim majtas e djathtas opozites
Ajo çfarë vihet re sot në politikën shqiptare është diçka që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës!
Partitë politike nuk po mundohen të luftojnë për të marrë qeverinë, por për të marrë titullin Opozitë. Kjo ndodh pasi Edi Rama dhe bashkëpuntorët e tij, përfshirë këtu mafiozë e kriminelë të njohur për organet e drejtësisë, të cilët e ndihmuan atë të blejë pushtetin absolut, e kanë shëmtuar dhe i kanë ulur reputacionin institucionit të Qeverisë, saqë asnjë nuk dëshiron të marrë pjesë në të. Ky fakt më shtyn të mendoj që opozitar të djathtë e të majtë duhet të bashkohen sot për të luftuar bandat e Qeverisë kriminale, drejtori fasad i së cilës është Edi Rama, por që veprimet dhe urdhërat jepen dhe ekzekutohen nga eksponentë të krimit.
Opozita e bashkuar do të punojë për t’i kthyer institucionit të qeverisë identitetin dhe respektin që i takon.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!