Albspirit

Media/News/Publishing

Përvoja mbresëlënëse, e ardhmja e filantropisë

Ta vendosësh veten në vendin e dikujt tjetër, nuk kërkon ndonjë imagjinatë të madhe

 

“Një elefant zhduket çdo 15 minuta”, shpjegon regjisorja Kathryn Bigelow. Ndërsa rreth 100 vriten çdo ditë dhe vetëm 400,000 prej tyre janë ende gjallë. Shifrat duken tepër të zymta. Por asgjë prej tyre nuk tregon realitetin e ashpër të krizës së gjuetisë ilegale të Afrikës sesa pamja e një elefanti të ngordhur të gjymtuar, të cilit i janë shkulur dhëmbët dhe hequr putrat e tij, shkruan The Economist. Kjo pamje e tmerrshme dhe fytyrat e tronditura të rojtarëve në Parkun Kombëtar të Garamba-s në Republikën Demokratike të Kongos janë subjekt i “The Protectors” (Mbrojtësit) një realitet virtual tetëminutësh i realizuar nga regjisorja znj. Bigelow, që fitoi çmimin Oskar në Festivalin e Filmit të Tribeca-s këtë viti.

Edhe njerëz të tjerë duket se po ndërgjegjësohen edhe më shumë ndaj kwsaj situate alarmante. Hillary Clinton iu bashkua regjisores Bigelow në një diskutim në lidhje me filmin dhe e cilësoi vlerën që ai mbartte si një “një portal në të cilin njerëzit mund të hyjnë dhe të mendojnë në lidhje me atë që po ndodh atje”. Këtu ne ndodhemi në Nju Jork, çfarë mund të bëj për t’ju ardhur në ndihmë, tha më tej znj. Clinton. Prej shumë kohësh, rritja e nivelit të kulturës ka mundësuar edhe një rritje të nivelit të mbrojtjes dhe të përkrahjes. Morali mesjetar ka në qendër të tij personazhe që mbartin subjekte tepër të forta si Drejtësia, E vërteta apo veset e ndryshme. Tregimet e Charles Dickens, për shembull, hedhin dritë mbi të varfrit e Anglisë, ndërsa “Të Mjerët” frymëzuan ndryshimin e reformave në trajtimin e ish të burgosurve dhe fëmijëve endacakë. Bob Dylan në baladat e tij gjithmonë i ka kënduar më të dobëtëve, më të pafuqishmëve; Filmat kanë hulumtuar gjithçka që nga sëmundja e SIDA-s, e deri te nxjerrja e diamanteve që merr mijëra jetë njerëzish. Ka qenë dhe gjithmonë do të jetë diçka emocionalisht tepër tundues fakti i të imagjinuarit dhe të vendosjes së vetes në situatën dhe në pozicionin e vështirë të dikujt tjetër. Adam Smith, i njohur për arritjet në fushën e ekonomisë, shkroi gjerësisht për rëndësinë e kësaj ndjenje morale. “Vetëm duke e vënë veten në vendin e atij që vuan, vetëm atëherë ne mund të arrijmë ta kuptojmë atë se çka ai ndien”, shpjegon në teorinë e tij z. Smith. Artistët modernë kanë prezantuar vepra të ndryshme për të shprehur këtë ndjeshmeri. Realiteti virtual (VR) është një prej tyre. Alejandro Iñarritu, i cili fitoi çmimin Oskar me filmin “The Revenant” krijoi edhe filmin “Flesh and Sand” për të risjellë përvojën e emigrantëve në udhëtimin e rrezikshëm nga shkretëtira Sonoran për në Amerikë. “Ne lexojmë lajme të tmerrshme pothuajse çdo ditë për varka me qindra njerëz të cilët mbyten dhe ajo që bëjmë ne është që i anashkalojmë këto fakte njerëzore, u shpreh z. Iñarritu në një intervistë të dhënë për gazetën “Art”.
“Kjo është një përpjekje për të përcjellë diçka që mendoj se kemi humbur aftësinë për të ndier”, tha ai më tej. Njerëzit që duan ta përjetojnë këtë përvojë të këtij realiteti virtual janë vendosur në mesin e një grupi emigrantësh, të gjithë të dehidratuar, të plagosur, të lodhur dhe dëshmitarë të dritave verbuese të helikopterëve sipër kokave të tyre dhe taktikat e ashpra të agjentëve të kontrollit kufitar. Kur emigrantëve brenda këtij realiteti virtual u thuhet se duhet të shtrihen menjëherë në tokë, nën kërcënimin e armëve, edhe shumica e personave që duan të bëhen pjesë e përjetimit të kësaj ndjesie (përdoruesve) shtrihen në tokë bashkë me emigrantët, thotë regjisori Iñarritu. Chris Milk, themeluesi i “Here Be Dragons”, një studio prodhimi që mbështet prodhuesit e filmave të realitetit virtual (VR), argumenton se nëpërmjet mediave të formave të ndryshme është trashëguar një traditë kulturore. “Shtypi informativ, romani, radioja, televizioni, të gjitha kanë synim të tregojnë se si është jeta për dikë tjetër”, shprehet ai dhe realiteti virtual ofron një mënyrë të re për të provuar perspektivën e dikujt tjetër. Partneriteti me organizata të tilla si Kombet e Bashkuara e ka bërë studion “Here Be Dragons” të fokusohet në subjekte të tillë siç është ajo e një nëne, fëmijët e të cilëve u vranë në konfliktin Izrael-Gaza të vitit 2014, apo atë të një vajzë 12-vjeçare që jetonte në kampin refugjat në Za’arir të Jordanisw si dhe konservatorët që punojnë për të mbrojtur shkëmbinj nënujorë biodiversë. Kjo studio i ka mundësuar regjisores Bigelow edhe një prej kamerave të teknologjisë më të fundit. “Ndjesia tepër e fortë” që marrin personat që bëhen pjesë e realitetit virtual, i bën ata që të ndiejnë edhe dhimbjen e situatës në të cilën ndodhen, shpjegon z. Milk. Kjo e bën teknologjinë një mjet ideal për mbledhjen e fondeve. RYOT, një kompani mediatike e madhe, thotë se kur shoqëroi një video të një Realiteti Virtual me një peticion të krijuar nga Bashkimi Amerikan i Lirive Civile, çdo person që e pa atë video ishte i gatshëm të nënshkruante peticionin. “Charity: Water”, një organizatë jofitimprurëse me qendër në Nju Jork, u prezantoi të gjithë të ftuarve në një darkë bamirësie një film të realitetit virtual dhe fondet që u mblodhën ishin rreth 2.4 milionë dollarë. Sërish produksioni nga “Here Be Dragons”, me filmin “Clouds Over Sidra”, një përvojë tronditëse në Za’atari, ishte gjetja e duhur e marketingut për një thirrje humanitare të Kombeve të Bashkuara që arriti të grumbullonte rreth 3.8 miliardë dollarë. Por të dy, si z. Milk ashtu edhe Molly Swenson, nga kompania RYOT, theksojnë se Realiteti Virtual mund të ndikojë në rritjen e ndjeshmërisë. Ashtu si vetëm disa kryevepra të letërsisë së shkruar apo kinematografisë arrijnë të depërtojnë thellë si te lexuesi ashtu edhe te shikuesi, e njëjta logjikë ndodh edhe me filmat apo produksionet e realitetit virtual, vetëm ato me cilësi të lartë mund të arrijnë të krijojnë impaktin e dëshiruar të shikuesi. Znj. Swenson e përshkruan këtë lloj teknologjie që mundëson realitetin virtual si “agnostike”, e cila bie mbi krijuesin për të prodhuar diçka emotive por jo shfrytëzuese. Shumë prej tyre besojnë ende se teknologjia nuk i zëvendëson përvojat fizike. Bryan Rafanelli, themeluesi i një kompanie që ofron shërbim për planifikimin e eventeve i specializuar në mbledhjen e fondeve nga organizata jofitimprurëse, shprehet se kompania e tij ka 20 vjet që operon sipas modelit të vjetër të Realitetit Virtual. Kjo do të thotë të fokusohesh tek ata që kanë ndikim më të madh tek bamirësit, por edhe duke kapur detajet e jetës së tyre, p.sh. në Darkën Gala të mbledhjes së fondeve të organizuar nga UNICEF, fonde të cilat do të shkojnë në ndihmë të të gjithë fëmijëve në nevojë në të gjithë botën, detaji që i mbërtheu të gjithë të ftuarit ishin këpucët e fëmijëve që shërbenin si vazo lulesh në qendër të tavolinave. Secret Cinema, një kompani kinematografike me qendër në Londër, krijon ndoshta përvojën më unike në krahasim me të gjithë kompanitë e tjera. Çdo prodhim, i cili bazohet në një film të njohur, shoqërohet me një bamirësi (një prodhim i kohëve të fundit i “Moulin Rouge!” është paraqitur më lart). Pjesëmarrësve u caktohet një karakter, i shoqëruar edhe me kostumin e tij përkatës, biografinë dhe objektivat për të arritur, gjithashtu i inkurajuar të bashkëveprojë me anëtarët e tjerë të publikut. Pas disa orësh, filmi i zgjedhur do të shfaqet në ekran, ku aktorët krijojnë skena të caktuara. Ideja e gjithë kësaj sipërmarrjeje është se “duke marrë njerëz emocionalisht të përfshirë në histori, ne i bëjmë ata që të veprojnë”, thotë Fabien Riggall, themeluesi i Secret Cinema. Kjo sipërmarrje nuk është vetëm për t’u argëtuar, por mbi të gjitha për të grumbulluar sa më shumë fonde. Në një prodhim të 2012 “Shawshank Redemption” (1994), çdo “personazh” ishte një i burgosur i jetës reale, me emra të ofruar nga Pen International dhe Amnesty International. Përdoruesit u akuzuan fajtorë për krime që nuk i kishin kryen, u futën në furgonë të zinj dhe u dërguan në burg, ku u zhveshën dhe u poshtëruan nga rojet e burgut. “Sa më reale dhe më e vërtetë të jetë situata, aq më shumë njerëz marrin prej saj”, shpjegon z. Riggall. Shumë vizitorë u inkurajuan të shkruanin letra – tek ‘karakteri’ i tyre, në ambasadat, në lobistë – dhe 5,000 u dërguan deri në fund të garës së prodhimit. Artistët do të vazhdojnë të eksplorojnë dhe të gjejnë mënyra të reja për të tërhequr dhe për të përfshirë audiencat e tyre drejt një fundi sa më të moralshëm. Realiteti Virtual po zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe po shkon drejt projektimit të imazheve në botën reale. Kompania RYOT është ndër të parat që po eksperimenton në një drejtim të tillë. Lojërat e ndryshme, gjithashtu po shihen si një mundësi e re nga filantropistët krijues për të mbledhur sa më shumë fonde. “Playmob”, një platformë që lidh përdoruesit e lojërave të ndryshme me organizatat bamirëse, pretendon se me anë të fondeve që ka mbledhur ka ushqyer rreth 10,000 familje dhe ka shpëtuar rreth 31 panda. Me siguri që Adam Smith do të ishte krenar për rezultate të tilla./Monitor/

Please follow and like us: