Albspirit

Media/News/Publishing

Tensionet SHBA-Rusi, kongresi amerikan bllokon produktet e Kaspersky

Mosbesimi dhe praktikat e reja të spiunazhit mes SHBA dhe Rusië po shtrijnë tensionet edhe drejt sektorëve ekonomikë që mendohet se nuk mund të kuptohen pa ndërvarësinë. Së fundmi, kompania ruse e sigurisë kibernetike, Kaspersky, bëri të ditur krijmin e një softi të ri antivirus që do të jetë falas. Kaspersky përdoret shumë në kompjuterët në të gjithë botën, por duket s eepoka kur penetrimi i prodhimeve të tilla kalon pa kontroll, po shkon drejt fundit. Reuters bën me dije se së fundmi një panel kongresmenësh u ka kërkuar 22 agjencive qeveritare amerikane që të vënë në dispozicion dokumentet e kompanisë Kaspersky Lab me pretendimin se produktet e saj mund të përdoren për aktivitete kundër SHBA.

Është Komiteti i Kongresit për Shkencën, Hapësirën dhe Teknologjinë që është vënë në lëvizje duke kërkuar të gjitha dokumentet dhe komunikimet rreth produkteve të Kaspersky Lab që nga 1 janari 2013, përfshirë vlerësimet për riskun e brendshëm. Po kështu komiteti ka kërkuar listën e çdo sistemi që përdor produktet Kaspersky dhe emrat e kontraktorëve qeveritarë amerikanë dhe nënkontraktorëve. Vetë kompania ka hedhur poshtë se ka lidhje me qeverinë ruse dhe se do të ndihmojë çdo qeveri për çështjet e spiunazhit kibernetik. Nga ana e vet Komiteti i Kongresit, siç raporton Reuters, është i shqetësuar se Kaspersky mund të ketë hedhur në treg produkte të manipuluara nga qeveria ruse për qëllime spiunazhi, sabotazhi etj..

Dyshimet e para për kompaninë lindën në vitin 2014 gjatë aneksimit të Krimesë dhe u shtuan sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në muajin qershor, FBI-ja kontrolloi shtëpitë e të punësuarve të Kaspersky në kuadër të një hetimi kundërspiunazhi ndërkohë që qeveria e Trump e hoqi kompaninë nga lista e shitësve të miratuar. Po kështu së shpejti senati amerikan pritet të ndalojë Deprtamentin e Mbrojtjes që të përdorë produktet Kaspersky. Një luftë e re e një bote që kërkon të tjera burime.

http://www.reuters.com/article/us-usa-kasperskylab-probe-idUSKBN1AD2H0

Please follow and like us: