Anëtarja e Këshillit Kombëtar zbulon disa nga ndryshimet e mëdha të PD në shtator
Pak orë pas publikimit të propozimeve të nevojshme për ringritjen e Partisë Demokratike, ka folur anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edit Harxhi.
Harxhi e ftuar në News24, zbuloi disa nga planet e Lëvizjes për Ringritjen e PD në shtator, duke treguar edhe prezantimin e projektit, si në bazë, ashtu edhe në Kryesi.
Këto që paraqitem sot janë 5-6 pika nga projekt-statuti i ri që do ta prezantojmë në fillim apo në mes të shtatorit. Kur të paraqitet si projekt, do të ketë një prezantim paraprak jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Nuk është një nismë që vjen nga 4-5 njerëz, po vjen nga baza. Nismë që kërkon demokratizimin e PD, për të marrë përgjigje se ku shkuan 230 mijë vota. Kjo analizë nuk është bërë dhe shpresoj se do të bëhet. Pra ne këtë projekt statut do t’ua tregojmë të gjithë degëve të partive, më pas këtë do ta paraqesim edhe në Këshill Kombëtar, i cili do të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm”, tha Edit Harxhi.