Albspirit

Media/News/Publishing

Franca nderon Kumbaron me “Oficere Nderi”

Tashmë edhe Kumbaro i merr titull nderi nga Franca.  Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është nderuar me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, njëri nga katër titujt e nderuar ministerialë të Republikës Franceze që akordohen për personalitete në Art dhe Kulturë. Ky titull iu akordua Kumbaros nga ministrja e Kulturës dhe e Komunikimit e Republikës së Francës, Audrey Azoulay, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez. Kujtojmë se ministrja Mirela Kumbaro dhe homologia Audrey Azoulay nënshkruan në vitin 2016 deklaratën për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komunikimit të Francës dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë lidhur me bashkëpunimin kulturor.

Please follow and like us: