Kastriot Dervishi: 1947/Enver-Tito-Stalin
Kjo foto është bërë në Berat në vitin 1947, gjatë vizitës “historike” që zhvilloi E.Hoxha në jug të Shqipërisë. Në këtë vizitë ai mbajti disa fjalime në të cilat deklaroi se nuk kishte forcë në botë që të na ndante nga miqësia e përjetshme me popujt jugosllavë. E.Hoxha disa herë e quajti At Gjergj Fishtën “shovinist shqiptar”, akuzoi Mbretin Zog si “sabotator” të kësaj miqësie, etj. Meqë vizitat zhvilloheshin në këtë atmosferë, edhe dekori i qyteteve shqiptar nuk mund të mos ta përmbante shokun Tito, të futur shpeshherë në parulla në mes të shokëve Enver e Stalin, apo i veçuar me portret të posaçëm.
Me këtë foto, bëjmë një shkëputje të shkurtër nga fotot e periudhës së luftës, për t’iu rikthyer në një kohë të afërme.