Kastriot Dervishi: Pagesat e Zyrës Sekrete në vitet 1922-1939
Në vitet 1922-1939 bashkëpunëtorët e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe njerëzit e ngarkuar me detyra të posaçme, apo të financoheshin nga fondet e fshehta, kur merrnin paratë nënshkruanin një dokument për pagesën e tyre. Ky dokument, në raste të veçanta (bashkëlidhur) dërgohej edhe me postë. Dokumenti ishte standard. Mbi të shkruhej fjala “dorë”. Dokumenti bashkëlidhur tregon pagesën e shtetasit Neim Rustemi nga Libohova, gjatë muajve mars, prill 1928. Nuk mund të bëj lidhje vetëm me një dokument, por edhe babai i Avni Rustemit, Neim quhej.
Please follow and like us: