Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Dervishi: Platforma e parë e Sigurimit të Shtetit

Në vitin 1948 hyri në fuqi platforma e parë politike dhe organizative e Sigurimit të Shtetit, ndërsa në vitin 1954, ajo u ndryshua duke u bërë platformë për të gjitha organet e punëve të brendshme. Platforma e parë, e sjellë nga këshilltarët sovjetikë ka disa veçori kryesore:
-Nuk është dokument i klasifikuar, pasi nuk ka asnjë shenjë mbi faqet e saj.
-Nuk ka datë miratimi, as relacion dhe as diskutim të anëtarëve të Byrosë Politike.
-U ndryshua vetëm njëherë më 2.1.1950.
Kjo platformë përcaktoi parimet e rrjetit sekret (rezidentët, agjentët, informatorët, strehuesit, bashkëpunëtorët personalë), “kufijtë e rrjetit të Sigurimit”, kompetencat për arrestimet politike, të burgosurit dhe hetuesinë, censurën, “sjelljen me popullin, varësinë, shifrën dhe marrëdhëniet me Policinë Popullore dhe Divizionin e Mbrojtjes së Popullit.

Please follow and like us: