Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Dervishi: Portreti i Titos në hekurudhën e vitit 1948

Nuk kishte ceremoni në vitet 1944-1948 që të mos përfshinte në përmasa të mëdha portretin e udhëheqësit jugosllav Tito. Pavarësisht se në mars 1948 nisi ndarja e madhe e bllokut lindor me Jugosllavinë, komunistët e Shqipërisë, ishin ende besnikëve të shokëve jugosllavë. Më 11 prill 1948 u zhvillua ceremonia e fillimit të punimeve të hekurudhës Durrës-Tiranë, gjatë së cilës Enver Hoxha zbuloi pllakatin, i cili përmbante këto fjalë:
Sot më 11 prill (1948), 4.000 të rinj e të reja vullnetare nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe 389 punëtorë të kualifikuar shqiptarë e jugosllavë filluan punimet në stil të gjerë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Tiranë. Rinia jonë duke ndërtuar këtë vepër të rëndësishme të planit të shtetit i siguron vendit tonë një fitore të çmuar me ndërtimin e jetës tonë të lumtur”.
Kjo pllakantë nuk jetoi gjatë. Ashtu si qindra të tjera të kësaj kohe, ajo humbi nga historia.

Please follow and like us: