Albspirit

Media/News/Publishing

Një raport për autonominë ushtarake të BE

Franca dhe Gjermania kanë hartuar një plan “bashkëpunimi të përhershëm strukturor” për çështjet e mbrojtjes, pas takimit të muajit të kaluar në Këshillin Evropian, i cili diskutoi opsionet për “autonominë strategjike” në mbrojtjen e BE-së.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, e cila ka parë një kopje të dokumentit shkruan se raporti i hartuar nga dy anëtarët më të fuqishëm të BE-së përshkruan një “vizion afatgjatë” ku shtetet pjesëmarrëse të zhvillojnë aftësinë e forcave të tyre të armatosura për të ekzekutuar plotësisht detyrat ushtarake. Aftësitë e reja ushtarake do të zhvillohen përtej NATO-s, e cila do të vazhdojë të jetë gur themeli i mbrojtjes kolektive të anëtarëve të saj”, shton raporti.

Propozimi u formulua pas takimit dypalësh të këshillave të mbrojtjes muajin e kaluar, në të cilin Berlini dhe Parisi ranë dakord mbi kushtet në të cilat vendet duhet të marrin pjesë në paktin e mbrojtjes, ku përfshihet një angazhim për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe “afrimin” e dy përqindjeve të kërkuara nga NATO si dhe për të investuar 20 përqind të shpenzimeve ushtarake në kërkimin, zhvillimin dhe blerjen e pajisjeve.

Franca dhe Gjermania gjithashtu propozojnë që forcat e armatosura të shteteve anëtare t’i nënshtrohen një vlerësimi vjetor nga Agjencia Evropiane e Mbrojtjes.  Franca, Gjermania, Italia dhe të tjerët kanë shprehur interes për të përtërirë në një iniciativë mbrojtëse panevropiane gjatë viteve të fundit, veçanërisht në dritën e vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE. Mbretëria e Bashkuar kishte qenë një mbështetëse e fortë e NATO-s dhe ka vazhduar të kundërshtojë një bashkim të mbrojtjes evropiane edhe pas vendimit të saj për të mos qenë më pjesë e BE-së.

Pas votimit të Brexit, Franca dhe Gjermania paraqitën grupin e vendeve të Vishegradit dhe një plan për një sovranitet të ri evropian, duke përfshirë një “Pakt të Sigurisë Evropiane” që do merret me të gjitha aspektet e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel evropian.

Në shkurt, ministrja e Mbrojtjes Roberta Pinotti tha se BE duhet të rrisë bashkëpunimin e saj të mbrojtjes, pavarësisht nga NATO. Ajo sugjeroi një Evropë “me dy shpejtësi” në mbrojtje dhe në çështjet ekonomike, duke përfshirë zbatimin e një “Shengenit të Mbrojtjes”, që do të forconte bashkëpunimin ndërmjet Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Spanjës.

https://sputniknews.com/europe/201708011056067174-france-germany-draft-d…

Please follow and like us: