Dorina Gegiçi zbulon pagesën e modeleve
Dorina Gegiçi është njëra nga modelet shqiptare më të ndjekura në Instagram. Por ndërkohë që ishit mësuar vetëm të shihnit imazhin e saj në poza të ndryshme, këtë herë ajo ka folur në një intervistë ku iu është përgjigjur edhe disa pikëpyetjeve. Dashurinë, karrierën, por edhe pagën. Dhe duke u ndalur tek kjo e fundit, pyetjes se sa paguhet një modele, Dorina i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Madje duke mos ngurruar të tregojë edhe pakënaqësitë në lidhje me tregun e modelingut. Në fakt, varet se sa kohë punon për një projekt, varet se çfarë kërkon ai që të kontakton. Çmimet më të mira janë për sete, sidomos kur flasim për shumë foto. Kompanitë e mëdha paguajnë edhe më tepër për të të pasur imazh të tyrin, duke lidhur një kontratë një ose disavjeçare”. “Unë kam dëgjuar modele që në deklaratat e tyre paguhen mijëra dhe që mbahen me këtë profesion. Atëherë më lejoni të them që nuk është kështu. Në Shqipëri modelingu nuk paguhet shumë, madje ka modele që janë edhe të varfra. Prandaj çështja ndryshon kur ti bën sfilatë jashtë vendit apo paguhesh mirë për sete fotografike. Prandaj nëpër botë modelet janë ndër femrat më të pasura. Ndërsa në Shqipëri nuk vlerësohet sa duhet një modele, sidomos ato profesionistet. Do të shtoja edhe diçka tjetër që funksionon keq këtu, që, si një amatore ashtu edhe një profesioniste paguhen njësoj për një sfilatë”. Megjithatë Dorina nuk e sheh veten në asnjë profesion tjetër dhe thotë se do ta ushtrojë modelingun për sa kohë të jetë e aftë të kujdeset për veten./Telegraf/