Klaudia Pepa shkon në Hollivud, bashkëpunim me koreografin e Jennifer Lopez
Balerina shqiptare Klaudia Pepa pas famës në talent shown ‘Amici’ është larguar nga Italia. Ajo është një nga talentet shqiptare që gjurmët e saj ka vendosur t’i lerë në mbarë botën. Pas suksesit të korrur në Itali, destinacioni i radhës është Hollywoodi. Prej disa javësh ajo gjendet në Shtëtet e Bashkuara të amerikës dhe është duke bashkëpunuar me një nga studiot koreografike më të rëndësishme në Nevada. Bëhet fjalë për ‘Milennium Dance Complex’. Një bashkëpunim i rëndësishëm me koreografin Kyle Hanagami, shkruan Express. Ai është një prej emrave që realizon koreografitë e kërcimeve energjike të divës latine Jennifer Lopez. Këto pamje i ka ndarë vetë Klaudia në Instagramin e saj, ku duket mjaft e lumtur për arritjen e saj që është për t’u përgëzuar.
Please follow and like us: