A po përgatisin Rusia e Turqia një konflikt të përgjakshëm në Ballkan?
Në një këshillim mbajtur me dyer të mbyllura kohë më parë, një zyrtar gjerman i mirinformuar ka bërë pyetjen se cili problem e shqetëson më së shumti Europën. Përgjigjja ishte pa ngurrim: Ballkani Perëndimor ku po vlon kriza e re zjarrit të së cilës po i fryjnë Rusia e Turqia, shkruan “Wall Street Journal”.
Sipas skenarit të tyre më të keq, Rusia dhe i Turqia do t’i inkurajojnë eksponentët e vet në Ballkan, Serbinë e Shqipërinë, që t’iu ndihmojnë në ndryshimin e kufijve në rajon.
Serbia, me ndihmën ruse, do të mund të aneksonte pjesë të mëdha të Bosnjës që popullohet nga serbë etnikë, ndërsa Turqia do të mund ta ndihmonte Shqipërinë të bëjë të njëjtin manovrim jo vetëm në Kosovë me shumicën shqiptare, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët dëshirojnë bashkimin me shtetin amë, përcjell Koha.net shkrimin e gazetës amerikane.
Situata në Ballkan po komplikohet dhe Perëndimi duhet të kujdeset për shumë gjëra, jo vetëm për përzierjen ruse por edhe për përzierjen e Turqisë e cila po bëhet gjithnjë e më shumë NINO (NATO vetëm për nga emri), sepse, përkundër dyshimeve të mëdha turke ndaj raportit me Rusinë, kryetari Rexhep Taip Erdogan, gjithnjë e më ngushtë po bashkëpunon me kryetarin rus Vladimir Putin.
Turqia e Rusia janë afruar falë qëndrimit të tyre opozitar ndaj Gjermanisë e Bashkimit Europian. Rusët jo vetëm që e urrejnë NATO-n, por ata BE-në e shohin si pengesë për rolin e tyre të superfuqisë për çështje të Europës, e edhe Turqia është kthyer kundër BE-së dhe po kërkon mbështetje në konfliktin e saj kundër Gjermanisë dhe aleatëve të saj në BE, përcjell Koha.net. Për Rusinë e Turqinë mundësia e shkaktimit të konflikteve në Ballkan me rrezik të ulët e me pak e shpenzime të ulëta është shumë i mirë për të mos u shfrytëzuar.
Shtetet si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina, pohon gazeta, më me dëshirë do të bëheshin anëtare të BE-së sesa aleate të Rusisë ose të Turqisë. Por shpresat për anëtarësim të shpejtë në BE po zbehen.
Europa e ka humbur Britaninë dhe ka pasur momente të vështira në rregullimin e marrëdhënieve me anëtarët siç janë Hungaria e Polonia.
Serbët dhe shqiptarë po paralajmërojnë se nëse Perëndimi ikën, ata do të shikojnë drejt Lindjes e kjo do të thotë lëvizje drejt agjendës nacionaliste me ndihmën ruse e turke.
Për BE-në, rundi i ri i kaosit ballkanik do të jetë katastrofë- refugjatë, kriminalitet, radikalizim të myslimanëve ballkanikë, shans i madh për forcat rivale që të arrijnë ndikim te shpenzimet e BE-së. E, BE nuk mendon se e vetme do të mund ta administrojë Ballkanin, pasi edhe SHBA-ja duhet të jetë pjesë e zgjedhjes./javanews/