8 vite me ish-velinën e Fiks Fare, reperi shqiptar bëhet romantik
Ju mund ta dini mirë, por edhe mund t’ju ketë shpëtuar, po kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka që reperi shqiptar dhe modelja e bukur bionde janë bashkë. Prej shumë vitesh madje. Ata kanë mbushur plot tetë vjet, siç e tregon Lazy, në një dedikim që i ka bërë së dashurës, shumë romantik për profilin e një reperi, por dashuria e vërtetë nuk ka frikë të shprehet.
Adonis Dollapi që në muzikë njihet me emrin Lazy, kohët e fundit është bërë i njohur me këngën Balerina në bashkëpunim me Gent Fetalin dhe i përket grupit të Babastar-save, por edhe e dashura e tij është gjithashtu e njohur dhe e suksesshme në profesionin e saj të modeles.
Veçse ka qenë një nga velinat e Fix Fare, Amina Shena ka marrë pjesë në konkurse bukurie nga mban edhe titullin “Miss Queen of the Europe” dhe është pjesë e disa seteve fotografike në Shqipëri.
Më i fundit është seti për koleksionin CARAMEL të Class Dresses, që Amina e ka bërë edhe më të ëmbël.
Tani do themi edhe sa e bukur, e dashura e Lazy-t!