Albspirit

Media/News/Publishing

Kristina Bakiu, një modele ndryshe

Kristina Bakiu është vajza e cila në e rrëmbeu zemrën me bukurinë e saj natyrale ‘ujë e sapun’ qëkur u kurorëzua si Miss Universe Albania në vitin 2013-të e më pas kur përfaqësoi Shqipërinë në Miss World 2015 në Kinë. Nga një ish-miss, Kristina është shndërruar në një yll në ngjitje në fushën e modelingut, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Në këtë intervistë për Bordo.al bukuroshja brune na rrëfen se si do e kalojë këtë stinë të nxehtë, pushimët e saj të preferuara, fiksimin pas shopping-ut dhe sakrificat e profesionit në Azi. Po cili do të ishte profesioni i së ardhmes për bukuroshen Kristina? Po projekti i radhës?

Stina e verës nënkupton punë apo pushime për ju?

Stina e verës absolutisht që  nënkupton pushime, pasi puna që bëj më lejon që ta shoh këtë stinë si të tillë, duke qenë se ky është një sezon që nuk ka fluks të madh pune ke  mundesi zgjedhjeje dhe sigurisht për t’u rikthyer në punë me sezonin vjeshtë-dimër fuqishëm.

Cilat janë pushimet më të bukura që mbani mend nga fëmijëria?

Ahh… pushimet në fëmijëri i kujtoj gjithmonë me nostalgji të madhe, i shijoja pafund gjithmonë, më mjaftonte një komardare dhe deti për të qenë njeriu më i lumtur. Por të paharrueshme kanë qenë pushimet e para në Greqi me familjen time, aty jam kënaqur vërtetë shumë.

Kush ju a ka mësuar notin?

Notin ma ka mësuar xhaxhai im i madh i cili nuk jeton më dhe tashmë kjo më ka shtyrë të bëhem një notare edhe me e zonja.

Cilat janë destinacionet ku relaksoheni totalisht, në Shqipëri apo jashtë saj? Në bredget apo në mal?

Do të thoja jashtë Shqipërisë, pasi këtu kam parë dhe jam mësuar me çdo gjë, është një vend i vogël dhe më pas çdo gjë të  kthehet në  rutinë, bëhet disi dhe e mërzitshme, prandaj për relaks do të preferoja të lëvizja jashtë. Nuk di t’i ndaj më pëlqejnë shumë të dyja si mali dhe bregdeti, kanë të veçantën e tyre dhe për më tepër mund t’i shijosh pafund në stinët përkatëse.

Preferoni të pushoni me familjen, me shoqërinë apo me të dashurin e zemrës?

Do të preferoja t’i ndaja në mënyrë të barabartë me të tre, por zakonisht më ndodh të pushoj më shumë me shoqerinë.

Cila është rutina juaj e bukurisë kur jeni me pushime?

Rutina ime është shumë e thjeshtë, zhyt kokën në ujë dhe dil merr pak rreze dielli.

Çfarë ka në çantën tuaj të plazhit?

Në çantën time të plazhit mbaj gjithmonë peshqirin, kremin mbrojtës, syzet e  diellit, letrat e lagura, anti-djersën, kapelen dhe një libër.

Bëni shumë shopping? Cili është brand-i juaj i preferuar për veshjet?

Po, bëj shumë shopping, edhe kur nuk e kam në plan, shoh diçka nga vitrina dhe fiksohem, do të preferoja që të isha më pak e varur ndaj gjërave materiale por në këtë pjesë e kam të pashmangshme. Ka shumë brand-e  që më pëlqejnë, nuk e kam një të preferuar. E gjej veten tek çdo brand, shumë apo pak.

A keni një stilist dhe fotograf të preferuar? Po një idhull në botën e modelingut?

Karl Lagerfeld është stilisti im i preferuar dhe fotografi është Mario Testino. Idhulli im në modeling është Naomi Campbell.

Si ju duket bota e modelingut në Shqipëri? Po karriera juaj në vendet aziatike si po vijon? A ka konkurrencë të fortë atje?

Mendoj se modelingu në Shqipëri nuk të jep aspak mundësi për ta parë si një profesion, më duket sikur mundësitë për aktivitete sa vjen dhe po humbasin edhe më shumë, do të preferoja shumë që të ndryshonte pasi ka shumë modele të reja të cilat e kanë me pasion dhe nuk kanë aspak mundësi për t’u aktivizuar. E nisa udhëtimin tim të parë në Azi, pasi atje ka një fluks pune, gjë që mua më intereson, ishte një eksperiencë shumë e bukur, mësova edhe më shumë nga ky profesion. Ekziston një konkurrencë e madhe sigurisht, gjë  që më shtyn dhe motivon për të punuar fort në Azi, por pse jo edhe në Evropë apo USA, gjithsesi këto janë planet që unë kam për në vazhdimësi dhe do ja lë kohës në dorë.

Me çfarë do t’ju pëlqente tjetër që të merreshit, përveç këtij profesioni?

Do të më pëlqente të kisha një fondacion timin, të merresha dhe të ndihmoja njerëzit në nevojë, por pse jo edhe të isha nje ‘busynesswoman’ në të ardhmen.

Na trego një sakrificë dhe një çmenduri që keni bërë për hir të profesionit tuaj.

Kam bërë disa sakrifica në fakt, por do të theksoja sfilatën time të fundit në Kore, së pari që duhet të sfiloja në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe së dyti që duhet të vishja një fustan që ishte plot me gjemba dhe trupi më pas m’u bë gjak. Kur e pashë veten në atë gjendje më lindi pyetja ‘Kristina, seriozisht pranove ta bësh këtë?!’ Por kur ka dëshirë dhe pasion për punën çdo gjë bëhet më e lehtë dhe kaluese.

Pas pushimeve, cilat janë projektet tuaja më të afërta profesionale?

Pas pushimeve vjen udhëtimi i radhës, nuk kam vendosur diçka fikse pasi kam disa oferta dhe më duhet që të zgjedh, por besoj se do e bëj shumë shpejt dhe do të iki sërish./bordo.al/

 

Image may contain: 1 person, smiling, standing, tree, flower, plant, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, smiling

 

Please follow and like us: