Albspirit

Media/News/Publishing

Neymar është i PSG, paguhet shuma 222 milionë euro

Telenovela “Neymar” ka përfunduar pasi ekipi i avokatëve të tij është paraqitur pasditen e sotme në zyrat e “Camp Nou” për të paguar 222 milionë eurot e klauzolës për prishjen e kontratës me klubin katalanas.

Këta janë të njëjës avokatë që janë paraqitur po sot në zyrat e La Liga-s, në Madrid, dhe nuk kanë arritur ta bëjnë pagesën pas refuzimit të drejtuesve të kampionatit spanjoll për të pranuar paratë.

Vetë Barcelona ka konfirmuar se pagesa është bërë dhe klubi spanjoll do t’ia dërgojë të gjitha detajet e këtij operacioni UEFA-s “në mënyrë që ata të marrin masa, nëse ka pasur shkelje”.

Katalanasit janë të bindur se PSG nuk mund ta realizonte një operacion të tillë pa shkelur rregullat.

Please follow and like us: