Pensionohet Klitschko, ish kampioni i boksit
Ish kampioni botëror i boksit, Wladimir Klitschko, ka njoftuar se do të pensionohet në moshën 41 vjeçare.
“Nuk e kam menduar kurrë që do të kem karrierë kaq të gjatë dhe të sukseshme, ju falenderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës”, u ka thënë Klitschko, mbështetësve të tij, përmes një deklarate.
Vendimi i tij ka ardhur pasi ukrainasi i lindur në Kazakistan, ishte nokautuar në raundin e 11-të gjatë muajit prill, nga kampioni aktual i boksit, britanezi, 27 vjeçar, Anthony Joshua.
“Si një bokser amator dhe më pas profesionist, unë kam arritur të gjitha që i kam ëndërruar, tani dua të fillojë një karrierë të dytë”, ka thënë tutje Klitschko.
Klitschko, i njohur edhe me nofkën Dr. Steelhammer, gjatë karrierës së tij ka fituar 64 beteja, duke përfshirë dy here titullin e kampionit botëror.
Karriera e tij profesionale ka filluar pasi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në vitit 1996 në Atlanta.