Rishfaqet pas shumë vitesh ‘Miss Shqipëria 2006’, Silvi Skënderi
Pak janë miss-et shqiptare që vazhdojnë të jenë figura publike. Për të tjerat na mbetet vetëm kureshtja befasia kur i shohim të ndryshuara apo me të njëjtën bukuri. Është gjithmonë bukur të shohësh sesi vajzat më të bukura e ruajnë këtë dhuratë edhe me kalimin e viteve. Kështu ndodh pa dyshim edhe me Silvi Skënderin, Miss Shqipëria 2006. Ajo është një nga ato Miss-e që në të vërtetë na kishte humbur nga sytë, por ja ku rishfaqet në Instastory-n e Jonida Maliqit dhe shohim që ruan të njëjtën buzëqeshje të ëmbël dhe finesë femërore.
Tashmë është krejtësisht bionde, ndryshe nga koha kur u shpall më e bukura e Shqipërisë në Kalanë e Lezhës dhe ka marrë një pamje prej profesionisteje, edhe pse në moshë është ende shumë e re, duke pasur parasysh që ishte gjimnaziste kur u shpall Miss në 2006-ën.