Rreshtat që i kushtuan përdhunime dhe tortura Alida Hiskut nga sigurimsat
“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë. Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën. Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur. Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të. Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tone. Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.
Këto ishin fjalët e hedhura në ditarin personal, që më pas do të ndryshonin jetën përgjithnjë këngëtares shqiptare Alida Hisku. Në vitet 70-80, Alida Hisku, ishte një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Këngët e saj ishin ndër më të vlerësuarat në Festivalin e Këngës. Hisku kishte fituar dy festivale, atë të 13-tin dhe të 14-tin. Arrestimi i saj dhe burgosja, bëri që këngët e saj të mostransmetoheshin më në RTSH.
Kush ishte Alida Hisku?
Ajo lindi në 1956 në Tiranë. Në vitin 1970, kur Alida ishte 14 vjeçe, këndoi për herë të parë në Festivalin e Këngës në Radio. Ajo interpretoi këngën e Agim Krajkës “Portret heroine”.
Zëri i saj spikati në veshin e kompozitorëve dhe këtu nisi rruga e saj drejt muzikës. Interpretoi edhe një vit më pas në festivalin e 10 me dy këngë, një të Lejla Agollit e një të Ferdiand Dedës.
Duke munguar në Festivalin e 11-të, Alida rikthehet në atë të 12-tës dhe fiton çmimin e parë me këngën e Enver Shëngjergjit “Vajzat e fshatit tim”.
Alida përveç muzikës, nisi edhe karierën e saj politike. Në vitin 1977, kur ajo ishte 21 vjeçe nisi përpjekjet për t’u pranuar në Partinë e Punës.
Në vitet 70-të ishte ashpërsuar shumë lufta e klasave dhe sidomos dënimet e artistëve. Alida Hisku ishte pranuar në parti në moshën
Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982 ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës në fjalë.
Ajo ka udhëtuar gjithë ditën për në Konispol, fillimisht me tren e më pas me autobus dhe në orën 22.00 ka mbërritur e shoqëruar nga pedagogët.
Prapambetja dhe varfëria e Konispolit, i bëri shumë përshtypje Alidës.
Ajo kishte një ditar personal ku shënonte që gjitha sekretet e saj. Ajo në këtë ditar hodhi edhe përshtypjet e para që pati në Konispol.
“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”. “Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”. “Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”. “Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”. “Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”. “Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.
Ditari i saj ra në duart e të tjerëve. Dikush e hapi dhe e lexoi. Ditari menjehërë u raportua në instancat e larta të sistemit komunist. Ajo u akuzua për propagandë armiqësore ndaj sistemit.
Këtu do të niste edhe jeta e saj e vështirë. Me kthimin nga Konispoli, Alida njoftoi sekretarin e Partisë se do të bënte autokritikë në mbledhjen e organizatës. Në këtë autokritikë ajo tha se fajet ishin të rënda, por ato nuk ishin nisur nga një qëllim i caktuar, por si rezultat i “budallallëqeve të mia, i papjekurisë politike dhe ideologjike”, të nisura nga “kuptimi i cekët i jetës”, “mosnjohja e vështirësive të fshatit”, “vetëkënaqësia”, “euforia për sukseset e arritura”, etj.
Komiteti i Partisë së Rajonit nr.3 në Tiranë, i cili me vendimin nr.143, datë 30.6.1982 e ka përjashtuar Alida Hiskun nga partia. Ky komitet shprehej se nuk kishte ngelur e kënaqur nga autokritika e Alidës, e cila nuk kishte qenë e thellë.
Ajo u mbyll në shtëpi dhe jeta e saj do të ndryshonte përgjithnjë.
Më pas Alida u përjashtu edhe nga puna e saj në shtypshkronjën “Mihal Duri” dhe iu hoqën të gjitha funksionet. Ajo nuk u lejua të këndonte më dhe u izolua nga aktivitetet kulturore.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2015 për Shqiptarja.com, Alida rrëfeu tmerrin e përjetuar nga Sigurimsat e komunizmit. Ajo tha se i kanë bërë gjilpëra dhe kështu pësoi krizë nervore. Ajo shtoi akuzat duke thënë se gratë u përdhunonin nga policët dhe prokurorët.
‘Të bënin gjilpëra ata. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk e mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin gratë.’
Pas përdhunimit dhe torturave, Alida tregoi edhe si arriti të shpëtonte nga burgu.
“Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg m’u bënë bashkë me dy muaj në psikiatri. Dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjes në internim.
Dhe pastaj më futën në arrest shtëpie. Ndërhynë dajat, se daja im ka qenë shpikësi i parë i grafikës së lekut shqiptar, që prodhohej në tunelet e Malit të Dajtit. Më ka shpëtuar daja im nga burgu.
Daja im ishte Sadik Dinga, që ka bërë kopjen e kartëmonedhës shqiptare. Në atë kohë thuhej se kartëmonedha shtypej në Kinë, por bëhej këtu në Dajt. Mbahej sekret që mos të bëheshin grabitje.”-shtoi ajo për Shqiptarja.com.
Pas vitit 1991, Alida u largua nga Shqipëria për në Gjermani ku prej vitesh ka krijuar jetën e saj të re, por padyshim që jeta e vjetër i ka lënë gjurmë në shpirtin e një artisteje dhe femre.