Albspirit

Media/News/Publishing

Edi Rama anullon urdhërin e Ministrit të Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi pezulloi procedurat për miratimin e dorëheqjeve të regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrisë ndaj urdhrit të nxjerrë nga Ministri i Drejtësisë për pezullimin e dorëheqjeve.

Kryeministri Edi Rama ka anulluar urdhërin e ministrit duke thënë se ishte bërë e qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe se hetimi administrativ i ministrit mund të vijojë.

“Qeveria ka një kod sjellje të miratuar me anë të VKM-së.Asnjë ministër teknik apo politik, nuk mund të shkelë këtë kod. Qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë me kokën e tyre.  Jemi një skuadër që drejtohet nga kryeministri, me aprovime paraprake. Kryeministri aprovon veprimet administrative të ministrit me publikun.  Nëse ka shkelje administrative atëherë regjistruesit do të shkojë përpara drejtësisë”, ka shtuar kryeministri Edi Rama.

Please follow and like us: