Fahri Xharra: Patrikana e Pejës është shqiptare
E dini që më 13 korrik 2003 Patrikana e Pejës është vënë nga UNESCO-ja në listën e pasurive të mbrojtura botërore, si trashëgimi historike serbe?
“The precise date of the foundation of the Patriarchate is unknown”. Pra data e vërtetë e ndërtimit të këtij monumenti të lashtë shqiptar historik është i panjohur. Se kisha ishte shqiptare nuk ka dyshim. Ishte shqiptare, bile deri vonë, deri në kohën turke të Mehmet Pashë Sikoloviçit-(MEHMED PASA SOKOLOVIC, OBNOVITELJ PECKE PATRIJARSIJE – rindërtuesi i patrikanës së Pejës. Ishte shqiptare deri vonë në ditët tona, derisa turku na bëri që të urrejmë vetveten. Serbi-shtirësi, turku-bërësi, shqiptari-humbësi (Sredinom XVI veka, 1557 godinë, patrijarh Makarije Sokolović obnavlja patrijaršiski presto).
Pra në mesin e shek. XVI, 1557 patriarku Makarie Sokoloviç ( vëllai i Mehmet Pashë Sokolloviçit). Ta kemi të qartë se kishat ortodokse edhe ato shqiptare si kjo e Pejës ishin të mbrojtura nga Sulltani. Ishte koha e Sulltan Selimit II, të birit të Hyremit dhe Sulejmanit të Madhërishëm. Shqiptarët e mbanin plisin e bardhë edhe në atë kohë edhe të Sveti Saves, por edhe në kohën e Solloviçëve.
Shqiptarët e shkekullit XIII ishin edhe ortodoksë ose kriptokatolikë, dhe Kishat ishin të tyre – dokument i gjallë freskat e brendshme dhe të jashtme të Kishës. Dokument edhe më bindës shkatërrimi i tyre me qëllim nga serbët për të humbur gjurmët shqiptare. (“Edhe një informacion shtesë, që shumë pak njerëz e dinë pse u lejua ngjyrosja e Manastirit të Pejës me ngjyrë të kuqe (të mbulohen simbolet e gdhendura shqiptare) dhe pse u lejua të ndërtohet godina e gjykatës në Gjakovë (kur mendohet se aty ishin varreza të ortodoksëve shqiptarë nga Gjakova)?! Këto dy raste duhet të hulumtohen nga arkeologët dhe historianët sa me shpejt!
Kështu, me kësi maskarenjsh e shpirtra të shitur, jo vetëm që na u zhduk një pjesë e mirë e historisë, faturën e të cilës sot po e paguajmë, tentohet të zhbëhet edhe ky komb që ka mbetur kështu, i ndarë në 4 fe e disa sekte! Lind pyetja, të cilës vështirë t’i jepet përgjigje tani, kur na mungojnë faktet, pasi tipa si Qosja u munduan t’i zhbënin tërë kohës, bile edhe sot!
Ku mbetën shqiptarët ortodoksë të Kosovës? Ku mbetën shqiptarët e Kishës së Manasirit të Deçanit e të Pejës? Pse nuk ngriti zërin asnjeri? Humbja e këtyre 2 kishave d.m.th. Humbja e Kosovës! O Shqiptarë të gjorë. Skenari është i thjeshtë. A ka xhami më të vjetër se Manastiri i Deçanit? JO, atëherë, sipas Qoses e ndjekësve të tij i bie që ne të jemi ardhacakë! (nga Merita Demiri).
(Nga infot e fundit që ju kam ndjekur, për mbulimet dhe lyerjen e qëllimshme të detajeve dhe gdhendjeve të shenjave historike të manastirit të Pejës, vërtet duhet të protestojnë historianët, politikanët dhe ministritë e kulturës dhe prokuroria për falsifikimin e objekteve të vjetra që tjetërsojnë dhe zhdukin fillesat e ndërtimeve të të parëve tanë…
Nëse akademiku i nderuar, prof. Rexhep Qosja qëndron indiferent përballë këtyre fakteve, ka ardhur koha “Kronos” të shprehet se cila është strategjia e tij për kahun e Kosovës drejt Evropës apo do ta gozhdojë përfundimisht në mentalitetet lindore të mesjetës… Kronos…(e kërkon KOHA)… nga Jani Tane).
Foto prej vizitës time në Patrikanën e Pejës në nëntor të vitit 2015, shihet qartë shkatërrimi i qëllimshëm i muraleve të vjetra në muret e objektit si jashtë po ashtu edhe brenda saj dhe ishin në panik apo të tmerruar nuk lejonin të fotografohet apo të pyetet diçka rreth Patrikanës.
Brenda shiheshin muret e goditura me dalta për zhdukjen e muraleve me simbole iliro-shqiptare. Nëse kish qenë e tyre, siç pretendonin ata, nuk do të lejonin të vinte në këtë gjendje dhe milionat do të derdheshin për restaurimin e tyre. Sa i përket ngjyrës, dihet shumë mirë që e kanë bërë për ta ndryshuar identitetin e saj origjinal me qëllim që të personalizohet në Kishë të tyre: nga Agim Zhuti).
Patrikana e Pejës ka filluar së ndërtuari edhe një mur rrethues. Si edhe më parë, kur kishte ndërtuar një mur mbi 3 metra të lartë dhe mbi 500 metra të gjatë.
Pra, shqiptarë të nderuar, shkatërrimi i freskave të para, të fillimit në muret e jashtme dhe të brendshme të manstirit, ngjyrosja e mureve të jashtme të të gjithë objektit flet shumë.
Serbët, ardhacakët e vonshëm, duke iu falenderuar ndarjes së kishave (1054) i gjetën në këto anë edhe shqiptarët ortodoksë. Kishte edhe katolikë, por edhe kripto-katolikë. Faktet flasin, dokumentet, edhe pse përditë e më shumë në praninë tonë zhduken, ato janë.
Më vjen keq që asnjë prijës fetar shqiptar mysliman nuk e tha që këto objekte i takojnë trashëgimisë dhe kulturës së lashtë shqiptare. Nejse, e themi ne të tjerët që nuk jemi të varur as nga Beogradi e as nga Stambolli. Një porosi serbëve: Kishat ortotokse të Kosovës janë shqiptare.
Fotot: Agim Zhuti