Fatos Arapi: Atdheu
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi
E mban – dhe të mban ty në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe se ka ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Atdheu është buka e uritur.
Të ikën nga duart e dot nuk të ngop
Enderr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që lind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.
Please follow and like us: