Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e Manush Myftiut dërguar Ramiz Alisë për Kadarenë

 

Letra e shokut Manush Myftiu dërguar shokut Ramiz Alia në lidhje me shqetësimin shokut Enver për problemin e shkrimtarit Ismail Kadare. Në letër citohet një pasazh që shkrimtari Kadare i ka dërguar kryeministrisë. Në krye letra ka një një shënim me shkrim dore dhe një firmë, ku shkruhet:

Kadareja i është drejtuar shokëve të kryeministrisë, prandaj të vendosin vetë shokët si të veprojnë.

Shoku Ramiz,

Në muajin shkurt të këtij viti kineastët francezë që janë angazhuar për xhirimin e filmit “ Gjenerali i ushtrisë së vdekur” erdhën këtu, sollën skenarin, të cilin ia dorëzuan autorit, dhe u njohën me vendet e xhirimit.

Gjatë 10 ditëve që ata qëndruan këtu Ismaili u takua, bisedoi dhe u bëri sugjerimet e vërejtjet themelore që kishte ai për skenarin,
duke rezervuar të drejtën që vërejtjet e shkruara do t’jua dërgonte më vonë Francezët i pranuan sugjerimet dhe vërejtjet që kishte Ismaili, dhe kërkuan që ato t’u jepeshinme shkrim deri në fund të
Muajit mars 1980.

Për ta bërë punën sa më të plotë dhe që vërejtjet të mos ishin vetëm të Ismailit, ngarkuam një grup pune të përbërë nga
sh. Anastas Kondo, Javer Malo, Vangjush Zallëmi, Viktor Gjika dhe vetë Ismaili që ta studionin skenarin dhe të hartonin vërejtjet.

Pasi u hartuan vërejtjet, Ismaili kërkoi me letër dhe takim me aparatin tonë që të shkonte vetë ne Francë dhe të punonte bashk me ata për t’i realizuar këto vërejtje.

Nga ana jonë i u dha përgjigje që vërejtjet të dërgohen me shkrim, dhe pala franceze t’i realizojë ato, dhe në fakt kështu u veprua.

Ismaili duke mos qenë i bindur për këtë veprim i shkroi letër sh. Enver. Mbi këtë bazë e thirri sh. Ramiz dhe i tha se gjykimi i shokëve të qeverisë ka qenë i drejtë, në rast se do të lind nevoja për të shkuar në Francë këtë duhet ta gjykojnë përsëri shokët e qeverisë.

Më datën 12 maj Ismaili na dërgon një letër me këtë përmbajtje

“ Prej drejtuesve të firmës franceze “Film 66”, mora nje letër ku pasi më njoftojnë për marrjen e vërejtjeve për skenarin, me
të cilat në përgjithësi janë dakord, kërkojnë praninë time për të perfundimin e punës me skenarin definitive. Meqënëse me vërejtjet jan dakord, me sa duket këtu është fjala kryesisht për sugjerimet tona për të dale më mirë lufta e popullit tone si dhe figura e Shqipërisë sot, sugjerime të cilat kanë nevojë të shtjellohen konkretisht me skenarin përpara.

Në letër përmendet dhe skenaristi i njohur francez Carriere, I cili siç duket, është shtuar në grupin e punës së skenarit, për arsye të vështirësive që kanë dale në hartimin e skenarit defenitiv.

Siç mund të jeni në dijeni xhirimi filmit në Shqipëri ose në Francë, fillon në vjeshtë të këtij viti, kështu që afati që propozohet për ndërhyrjen në skenar duhet të jetë i fundit”.

Unë jam i mendimit se mund ta dërgojmë Ismailin në Francë për një kohë deri në 10 ditë. Por mendojmë gjthashtu që Ismaili kërkesën ta bëjë me anë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të mos vazhdojë të ngrejë
në rrugë personale këto problem.

Presim mendimin tuaj.

Manush Myftiu

Tiranë, më 16.5.1980

 

Please follow and like us: