Albspirit

Media/News/Publishing

Suzana Tahiri: Kosova dhe ngërçi shtetëror

 

 

Seanca e parë për konstituimin e parlamentit të ri të Kosovës dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit ka dështuar për shkak të mospjesmarrjes së deputetëve të koalicioni parazgjedhor PAN, që përbëhet nga PDK, AAK dhe NISMA.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie ka shprehur keqardhjen e tij dhe të shtetit që përfaqëson për këtë dështim dhe ka inkurajuar të gjitha palët politike që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Edhe kancelari të tjera perëndimore, përfshi Bashkimin Europian, Francën dhe Gjermaninë, kanë shprehur të njëjtin qëndrim duke theksuar se vonesa të tilla janë shumë të dëmshme për shteti më të ri në Europë.

Po aq sa ndërkombëtarët të shqetësuar janë gjithashtu edhe qytetarët e Kosovës, të cilët sa më parë duhet të kenë institucionet e reja: Kuvendin, Kryeparlamentarin, Qeverinë e re dhe institucione të tjera që burojnë nga organizmi legjislativ. Në çdo vend perëndimor vonesa të tilla nuk përbëjnë ndonjë problem të madh, por në Kosovë këto vonesa janë të dëmshme dhe të dënueshme njëkohësisht.

Ligjërisht seancat për zgjedhjen e institucioneve të reja bëhen në Kuvend, por paraprakisht për to dakortësohet ndër mbledhjet ndërpartiake, çka e bën përgjegjës koalicionin PAN për mospjesëmarrjen e plotë në seancën e parë të legjislaturës së re. Nëse ky kompromis është i pamundur, atëhere duhet t’i hapet rrugë koalicionit tjetër, që të marri ai përsipër ngritjen e qeverisë së re.

Kosova sot ka një sërë problematikash të brendshme dhe të jashtme, që nuk lejojnë vonesa në ngritjen e institucioneve.  Ky mendojmë se duhet të jetë imperative për çdo deputet të zgjedhur, pavarësisht nga krahët politikë që përfaqësojnë. Institucionet e reja lypset të përballojnë më mirë zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, avancimin në integrimet euroatlantike, luftën pa kompromis kundër terrorizmit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës, zbutjen e papunësisë dhe çështje të tjera që shqetësojnë seriozisht Kosovën.

 

 

Please follow and like us: