Albspirit

Media/News/Publishing

Vaid Hyzoti: Kot kërkoj yjet…

Nisem çdo natë qiellit e zhytem mes yjeve,
Dua të gjej tim atë patjetër…
S’munda ta përcjell-ah hatri i fëmijëve,
Dhe Amerika s’me dha një copë letër…
Të prisja një bilete dhe të kthehesha prapë
S’e di pse ky vend s’ma deshi babanë?

Nisem çdo natë dhe nëpër yje
Kam hasur të njohur e shokë të shtrenjtë.
Vetëm babai s’ishte mes tyre…
Ku të ketë mbetur në një vend të fshehtë?
Pse luan me mua, pse fshihet mes reve,
Si vallë s’e ndjen që kam dhimbje zemre?

Nisem çdo nate…më shkon udha dëm,
Se im atë s’ben lodra.-
Kurrë s’e pashë të qeshë!
Me sytë nga porta,
Me vështrim të vëngër
Rri e me pret atje në varrezë!

Të shkoj të piqem i gjallë a i vdekur,
Kërkon të më shohë prapë fëmijë…
Kërkon burrërrimin tim në përcjellje…
Të shkojë në qiell dhe pas
Të lërë hijen e tij.

Please follow and like us: