Albspirit

Media/News/Publishing

Agim Hushi: Unë atdheun tim e dua dhe do ta dua sa të jetë jeta, mbi të gjitha me vepra

Mjaft reagime ngjalli në rrjetet sociale shpëthimi i tenorit Agim Hushi pas largimit nga Shqipëria. Pas vendosjes në Australi Hushi shprehej se nuk do të kthehej më në vend pasi atdheu zotërohet nga hajdutët dhe kriminelët. Po mes tyre që lexuan atë çka kishte shprehur tenori, pati dhe nga ata që e quajtën të tepruar këtë reagim. Ndoshta dhe për faktin se kombi dhe atdheu nuk duhet të barazohet me keqdrejtimin e disa njerëzve. Po sot Hushi ka pasur një koment dhe për zërat kundër tij. Ai thotë se ka mbetur i shtangur nga ajo çka ka lexuar në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ai thotë se pavarëisht dashurisë që ka për vendin, atij i vjen turp për situatën në të cilën tashmë ndodhet atdheu.

 

STATUSI I HUSHIT

Të dashur Miq!

Vërtet ngela i shtangur me këtë shpërthim online dhe mënyrën se si po lexohet një zhgënjim njerëzor, qytetar dhe të një personi që Shqipërinë dhe familjen i ka gjërat më të shenjta të tij.

Jam mësuar gjithë jetën të jem pre e cmirzinjve dhe njerëzve të parealizuar, por s’më ka ndodhur kurrë që një mesazh i qartë qytetar të lexohet me kokë poshtë dhe ku njerëz që as e kam idenë se egzistojnë dhe me të cilët s’jam parë kurrë në këtë jetë të futen në profilin tim dhe me një gjuhë viktimash të dëshpëruar shfryjnë pezmin e tyre personal, pa logjikë, të verbër jo për fajin tim natyrisht!

Unë atdheun tim e dua dhe do ta dua sa të jetë jeta, mbi të gjitha me vepra; përfshi dhe këtë postim!

Unë atdheun s’mund ta lidh me një klasë politike që më ka zhgënjyer çdo ditë timen!

Dhe teksa gjej dashurinë dhe respektin njerzor në një vend të huaj ska së si mos të më vij turp që i kam bashkëkombas këtë racë maskarenjsh që kemi mbi krye

Çka këtu tragjike në këtë qendrim?

Ju uroj një fund javë të bukur dhe të lumtur me familjet tuaja!

Juaji, Agim Hushi.

—————

Agim Hushi është tenor i famshëm me origjinë nga qyteti i Kavajës, i cili pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve, pati një karrierë të shkurtër por tepër të suksesshme në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Pas largimit nga Shqipëria, ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Budapestit dhe që nga ajo kohë ai vazhdon të debutojë më shumë sukses në shumë nga skenat më prestigjioze të botës, duke përfaqësuar me shumë dinjitet atdheun dhe kulturën e vendlindjes së tij.

Please follow and like us: