Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Llalla: Gjuhën shqipe në Maqedoni e avancoi Edi Rama, shpejt do dalin bisedat e tij me Ali Ahmetin

Në verën e nxehtë të muajt gusht, mediat andej dhe këtej kufirit shqiptaro-shqiptar bien kambanat se gjuha shqipe po zyrtarizohet në Maqedoni. Por pyetja e thjeshtë është: Përse deri tani gjuha shqipe ishte ilegale? E gjithë kjo propagandë mediatike është për tua larë shqiptarëve kokën me akull.

Të gjithë shqiptarët në Maqedoni e dinë nga historia, por edhe nga pleqtë që janë gjallë që në kohën e Titos, më 1974 gjuha shqipe ishte e barabartë në Maqedoni me gjuhën sllavo-maqedonase.

Përse nuk kërkojnë shqiptarët këtë barazi të gjuhës shqipe? Vërtetë çfarë po ndodh me gjuhën shqipe këtë periudhë që bërtasin dhe çirren politikanët dhe mediat që janë vënë në shërbim të përhapjes së gënjeshtrës së rradhës për shqiptarët jetim në Maqedoni.

Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama i cili para disa muajve i futi këmbët në një këpucë Ali Ahmetit (që ishte mësuar të ishte i përkëdheluri nga Sali Berisha edhe pse shqiptarët vriteshin, burgoseshin, shpallin Non Grata), u bë e mundur realizimi i avancimit të gjuhës shqipe dhe të minoriteteve të tjera në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Nuk ka ndodhur asnjë mrekulli, asnjë sukses për shqiptarët në Maqedoni që të gëzohet dikush, por vetëm realizimi i asaj që është nënshkruar me garancinë e Ndërkombëtarëve dhe që duhej të realizohej më 2004. Falë këmbënguljes së Edi Ramës, ndoshta edhe me gjuhën e kërcënimit ndaj politikanëve me gjysmë diplome në xhep dhe me kapacitete të kufizuara u arrit ajo që po çirren dhe bërtasin disa për kanë rreth 15 vite në pushtet sa me LSDM dhe me VMRO.

Kush mendon se shqiptarët do mbesin skllevër të disa shqiptarëve të cilët erdhën nga mërgimi ekonomik dhe u qëndronin të tjerëve me pistoletë pas koke, gabojnë. Grupi i politikanëve mafiozë Ballkanikë që i shërbenin Serbisë dhe Rusisë për përfitime ekonomike po shkojnë drejtë izolimit dhe burgosjes.

Shqiptarët në Maqedoni mund të kënaqen me avancimin e gjuhës shqipe, por do të duhet shumë, shumë punë që të riparohen dëmet që bënë vasal shqiptar që i shërbyen me zell VMRO dhe Serbisë, duke burgosur dhe vrarë shqiptarët atdhedashës. Duhet të rikujtojmë Sopotin, Mostrën, vrasjen e Harun Aliut dhe shumë shokëve të tij që më shumë donin lirinë e shqiptarëve se sa kolltukun e butë të vasalit.

Duhet të zbardhet rasti i Kumanovës ku disa shqiptar u vunë në shërbim të agjenturave sllave për të ruajtur pushtetin e tyre, çdo gjë është e regjistruar dhe nuk ka shpëtim. Drejtësia gjithnjë ka triumfuar ndaj gënjeshtrës, qoftë edhe me vonesë prandaj populli thotë: “Më mirë vonë se sa kurrë”. Prandaj duhet durim, mend në kokë dhe jo nxitimi sepse një punë e bërë me nxitim dhe e lënë përgjysmë është më mirë se hiçi.

Në përfundim duhet të riqartësojmë se nuk u bë zyrtarizimi i gjuhës shqipe, sepse ajo është zyrtare, por avancimi i saj në bazë të nënshkrimit të Marrëveshjses së Ohrit, këto falë këmbënguljes së Edi Ramës dhe partnerëve Ndërkombëtare. (Shumë shpejtë do dalin bisedat e Ramës dhe Ali Ahmetin dhe futja e kokës si struci nënrërë) Nuk duhet të ketë asnjë Mirënjohje për politikanët shqiptar të Maqedonisë, pavarësisht se kujt partie politike i përkasin, sepse shumica e këtyre politikanëve janë vasal dhe u shërbejnë sllavëve.

Ne ishim, jemi dhe do të jemi këtu, në trojet tona mijëravjeçare bashkë me gjuhën shqipe, ilegale apo legale.

 

Please follow and like us: