Divjakisti 74 vjeçar nuk përmbahet dot, i kërkon intimitet 41-vjeçares
Një burrë i moshuar nga Lushnja i ka prerë rrugën një gruaje shumë herë më të vogël se ai dhe e ka ngacmuar seksualisht, duke i ka kërkuar që të kryejnë së bashku marrëdhënie seksuale. Policia e Lushnjës njoftoi sa ka kaluar materialet për Prokurorinë e Lushnjës për shtetasin me inicialet S.D., 74 vjeç, banues në Divjakë. Ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen me inicialet L.S., 41 vjeçe, e cila kur ka qenë duke ecur në rrugë i është hedhur fjalë, ku i është kërkuar nga burri i moshuar që të kryenin marrëdhënie. Ajo ka kallëzuar në polici dhe se tanimë i moshuari po hetohet për veprën penale “vepra të turpshme”.
Please follow and like us: