Albspirit

Media/News/Publishing

Evi Reçi, midis Prishtinës dhe Tiranës

Këngëtarja rrëfen jetën e saj si gazetare dhe këngëtare në Itali. Në këtë bisedë Evi është ndalur tek një ditë e zakonshme e saj në qytetin e Firences e sigurisht tek puna për një bashkëpunim me një këngëtar italian. E moderuar dhe aspak ekstremiste në shije, ajo rrëfen se çfarë e tërheq më së shumti nga jetesa në Itali, e patjetër se çfarë dëshiron fort nga jetesa që ka në vendin saj. Këngëtarja shprehet e rezervuar teksa e pyet për dashurinë, pasi për të nuk është momenti i përshtatshëm. Ja projektet e saj më të reja.

B. Gorovelli

Këto ditë të nxehta të muajit gusht këngëtaren shqiptare e kanë kthyer në vendin e saj, Shqipëri. Por ndryshe nga sa ndodh me artistët e tjerë, me Evi Reçin ndodh krejt e kundërta. Për të vera duket se më shumë se pushimeve i është fokusuar bashkëpunimeve të reja që ajo do të ketë. Për këtë arsye ajo këto ditë është herë në Tiranë e herë në Prishtinë. Këngëtarja e cila jeton prej vitesh në Itali vjen me një rrëfim interesant mbi jetën e saj në shtetin fqinj, e sigurisht ndalet edhe tek raporti që ajo ka me vendin tonë.

Ditët e muajit gusht ju gjejnë në Tiranë e Kosovë. Pse keni zgjedhur të jeni në këto dy vende dhe si po kaloni?

Kjo periudhë është periudha ku duhet të kryej shumë takime pune për të planifikuar projektet e radhës që do realizoj në dimër ndaj dhe ndodhem midis Tiranës dhe Prishtinës.

Kur do kemi një këngë të re nga ju?

Këtë dimër.

Duke qenë se jetoni në Itali, keni menduar që të bashkëpunoni me ndonjë  këngëtar italian? 

Një gjë e tillë do ishte tepër e bukur, nëse do realizohej.  Por,  aty bashkëpunimet  i realizojnë shtëpitë diskografike, nuk mjafton vetëm një kontakt personal me artistin. Megjithatë po punohet dhe në këtë drejtim.

Përvçse këngëtare jeni dhe gazetare, si ndiheni në këto dy profesione?

Tashmë këto të dyja bashkëjetojnë shumë mirë te unë dhe madje e ndihmojnë shumë njëra-tjetrën.

Si gazetare jeni në dy media në Itali, kujtoni ndonjë moment të bukur teksa punonit?

Në radio Fiesole ku punoj veçoj shumë faktin që shumë shqiptarë më kanë shkruar, që e ndjekin emisionin e që ndihen krenar për prezencën time aty.

Po ndonjë moment të bukur apo sikletshëm si këngëtare? 

S’kam pas ende! E s’dua ta kem (qesh).

Si është një ditë e zakonshme për ju në Itali?

Në redaksinë e gazetës “La Repubblica” paradite, ndërsa pasditja në radio ku është emisioni.

Çfarë ju pëlqen më së shumti nga jetesa juaj atje?

Më pëlqen rendi e shumë lehtësi që të krijohen mbi punë apo studime. Plus kultura që ofron mbi qytetarinë apo artin janë pasuri shumë të vlefshme.

Po nga jetesa në Shqipëri?

Ritmi dhe dinamikën e jetesës ashtu si dhe dashurinë e publikut shqiptarë që e kam shumë të rëndësishme ta ndjej!

A është Evi “ekstreme” në shije apo zgjedhje?

Aspak. Jam shumë e moderuar dhe s’dua të kaloj kurrë në ekstremitet.

Si është raporti juaj me familjarët dhe miqtë? Sa kohë kaloni me to?

I kam shumë të mira, por fakti që unë  jetoj larg tyre gjatë vitit nuk më lejon të kaloj aq shumë kohë sa dua me to. Por,  duhen bërë disa sakrifica.

Ku do t’i kaloni pushimet?

Pushimet nisën me një weekend të shpejtë në Sarandë për t’u shkëputur në Prishtinë për punë. Por,  gushtin do e shfrytëzoj për më shumë det.

Cila është kënga që po dëgjoni më shpesh kohët e fundit?

Po dëgjoj shumë këngën YOU DON’T KNOË ME / JAX JONES.

Të ndalemi tek Evi në dashuri… a jeni e dashuruar?

S’ka ardhur momenti ende të shpreh diçka mbi këtë temë.

Projektet tuaja?

Vazhdojmë krijojmë këngë e shumë të reja mbi gazetarinë./shekulli/

Image may contain: 1 person, sitting and shoes

Image may contain: 2 people, people sitting and shoes

Please follow and like us: