Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj takohet me Edi Ramën, flasin edhe për krijimin e institucioneve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit kandidati i PAN’it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ëshë takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Këtë takim e ka konfirmuar partia e Haradinjat.

Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pirë kafe së bashku. Ata më këtë rast kanë bërë edhe një fotogarfi. Por, përtej kësaj kandidati i PAN-it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës. Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë. “Krejt çka mundem më thënë është se  nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj. 

Please follow and like us: