Albspirit

Media/News/Publishing

Henri Hajne: Endëset e Silejzisë

Image may contain: 1 person, closeup

Në sytë e zgurdulluar s’kanë lot,
Po dhëmbët i kërcasin me furi;
Qefinin tënd po thurim këtu sot,
Me tri mallkime endur, Gjermani!
Trrik e trrak, trrik e trrak! *

Mallkuar qoftë Zoti, ne iu falmë,
Në shi e në thëllime pa pushuar!
Besuam edhe pritmë e prapë psallmë,
Po tallje e qesëndi na ka dhuruar!
Trrik e trrak, trrik e trrak!

Mallkuar qoftë mbreti, mbret mizori,
Mbret kusarësh, banditësh, mbret barbar,
Na piu gjakun, lëkurën në mori
Dhe sot na shkon në hu dhe në litar!
Trrik e trrak, trrik e trrak!

Mallkuar qoftë atdheu, ku sundon
Luksi pa fre dhe varëfëria pranë!
Ku asnjë shpirt i bukur s’lulëzon,
Po errësira shtrihet anëmbanë!
Trrik e trrak, trrik e trrak!

Hidhet përpjetë boshti me furi,
Ne ditë e natë endin papushuar;
Qefin tënd po thurim, Gjermani,
Me tri mallkime rreth e qark punuar!
Trrik e trrak, trrik e trrak!

Shqipëroi Sejfulla Malëshova

 

* Zhurma karakteristike e avlimendit

Please follow and like us: