Albspirit

Media/News/Publishing

Humbet virgjërinë në moshën 82-vjeçare

Një grua që kishte ruajtur virgjërinë si virtytin më të shtrenjtë, e humbi atë në moshën 82- vjeçare, kur një i ri hyri në shtëpinë e saj fillimisht për të grabitur. I konsideruar si një kriminel “karriere”, sapo u shpall “i lirë” nga gjykata, edhe pse ishte etiketuar si “rrezik për publikun”, përdhunoi virgjëreshën 82-vjeçare në shtëpinë e saj. Ajo më pas njoftoi policinë në Suseks, Britani. Autoritetet e gjetën Daniel Heuet, 23 vjeç, duke fjetur në shtratin ku kishte kryer sulmin seksual mbi pensionisten. Gjykata “Lewes Crown” mësoi se kur ishte 17 vjeç ai ishte dënuar me 5 vjet burg pasi kishte sulmuar një studente të huaj, por brenda dy muajsh ishte lënë i lirë dhe kishte sulmuar sërish një tjetër grua. Më pas u la sërish i lirë nga gjykata “për t’i dhënë një kuptim të ri ekzistencës së tij”. Pensionistja ishte kaq e traumatizuar nga përdhunimi, sa pësoi aritmi zemre dhe u dërgua në spital. Heuet pranoi grabitjen dhe përdhunimin dhe do të gjykohet në shtator.

Please follow and like us: