Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi, grindje pёr Stalinin nё mёsimin e historisё

Njё gjykatё nё Perm po shqyrton librin shkollor tё njё profesori historie. A janё represionet nё kohёn e Stalinit “temё e dёmshme pёr shёndetin” e nxёnёsve rusё”?

Mёsimi i historisё pёr represionet e Stalinit i dёmton nxёnёsit, mendojnё autoritete. Shkak pёr debatin ёshtё njё libёr shkollor tё Andrej Suslovit. Ai ёshtё profesor historie nё Universitetin e Shkencave Shoqёrore dhe Pedagogjike nё Perm. Autoriteti mbikqyrёs rus nё fushёn e komunikimit (Roskomnadsor) e pati futur nё listёn e zezё librin, sepse “dёmton shёndetin e fёmijёve”.

Autoritetet ruse ndёrhyjnё gjithnjё e mё shumё nё diskursin e historisё. Shkas pёr kёtё ёshtё kёndvёshtrimi i pushtetit nё Kremlin, sipas tё cilit pas shpёrbёrjes sё Bashkimit Sovjetik Rusia e tronditur prej krizave sёrish duhet tё bёhet njё “shtet i madh”. Pёr ta mbёshtetur ideologjikisht kёtё pretendim, ata i kthehen historisё dhe i referohen stalinizmit. Librat shkollorё duhet tё nxisin “edukimin patriotik”. Qysh mё 2007 ish-presidenti dhe president i sotёm i Rusisё Vladimir Putin udhёzoi botimin e njё libri historie, nё tё cilin Stalini cilёsohet si “udhёheqёsi mё i sukseshёm sovjetik i tё gjitha kohёrave”. Nё tё gjitha kёto libra Stalini paraqitet si patriot dhe modernizues. E nё to anashkalohet numri i pamasё i viktimave tё kolektivizimit tё dhunshёm tё bujqёsisё dhe industrializimi i shfrenuar si dhe terrori masiv i viteve 1930. Diktatura komuniste legjitimohet nga pretendimi, se nё raportet e asaj kohe kjo ka qenё e nevojshme. Nё kёtё mёnyrё edhe Putin do tё legjitimojё sundimin autoritar.

Autori ka paditur autoritetin mbikqyrёs

Nё bisedё pёr DW Suslov thotё, se librin shkollor e ka shkruar bashkё me njё kolege tё tij. Ky libёr u botua nga organizata jo komerciale ruse “Qendra pёr formimin politik dhe tё drejtat e njeriut.” “Libri ёshtё konceptuar pёr nxёnёs tё klasave tё larta dhe mund tё pёrdoret edhe jashtё programit mёsimor. Ai undihmon mёsuesve dhe nxёnёsve tё njihen me me historinё e stalinizmit dhe tё pasojave tё kёtij sistemi”, thotё Suslov. Nё libёr rekomandohen vende ekskluzive, qё janё tё lidhura me represionet politike.

Gjatё prezantimit tё librit Ministria e Arsimit nё rajonin Perm pati ofruar, qё libri tё publikohet nё faqen e internetit tё ministrisё, gjё qё edhe kёshtu u bё. Por pasi Roskomnadsor e klasifikoi librin si “tё dёmshёm pёr shёndetin e fёmijёve” ai u zhduk menjёherё nga faqaj e internetit. Prokuroia kёrkoi gjithashtu nga “Qendra pёr formimin politik dhe tё drejtat e njeriut”, qё ta plotёsojё librin me udhёzimin pёr pёrdorim nga mosha 18 e sipёr. Suslov dhe qendra si rrjedhojё ngritёn padi ndaj autoritetit tё mbikqyrjes nё qarkun Perm.

“Shpёlarje truri nё interes tё sponzoruesve tё huaj”

Suslov thotё, se aktivitёt e lёvizjes “Sut vremeni” (qenia e kohёs) iu sulёn atij kundёr librit. Ata kanё shkruar shumё letra tek autoritetet e ndryshme. Verёn e vitit 2016 Dmitrij Usun ngarki ekspertё tё akredituar nё Roskomnadsor qё tё pёrpilojnё njё ekspertizё pёr librin. Suslov mendon, se Usun ёshtё i lidhur me lёvizjen “Sut vremeni”. Ekspertёt arritёn nё pёrfundimin, se “libri nxit bindje armiqёsore ndaj shoqёrisё dhe shtetit”.

Pavel Gurjanov ng lёvizja “Sut vremeni” nё Perm i tha DW-se, se e pёrshёndet vendimin e Roskomnadsor. “Puna e qendrёs pёr formimin politik dhe tё drejtat e njeriut” me tё tilla metoda mёsimdhёnieje ёshtё vetёm njё mantel pёr tё kamufluar shpёlarjen ideologjike dhe politike tё trurit tek fёmijёt nё Perm, e kjo bёhet nё interes tё sponzoruesve tё huaj tё kёsaj organizate”, thotё ai..

Aktivitstёt e tё drejtave tё njeriut kriitkojnё autoritetet

Aleksandr Verchovskij, drejtues i Qendrёs sё Moskёs pёr tё Drejtat e Njeriut “Sova” i tha DW-sё, se ёshtё krejtёsisht e paqartё, pёrse autoriteti mbikqyrёs Roskomnadsor ka ndёrhyrё nё kёtё grindje. Ky autoritet nё fakt ёshtё pёrgjegjёs pёr mbikqyrjen e mediave. “Kjo ёshtё njё ҁёshtje qё ka tё bёjё me pedagogjinё. Pёr kёtё duhej tё kishte vendosur ministri i arsimit”, thotё Verchovskij.

Qё ka libra, tё cilёt dёmtojnё fёmijёt,  kjo ekzsiton, thotё Irina Shtsherbakova nga Organizata e tё Drejtave tё Njeriut “Memorial”. Por kjo nuk vlen pёr librin mёsimor tё Suslovit. “Tё dёmshёm janё librat, qё pёrhapin mite ideologjike dhe gёnjeshtra”, thekson ajo pёr DW. Njё “zbukurim i kohёs sё Stalinit” ajo e konsideron tё rrezikshёm. Pёrmes kёsaj mund tё krijohej pёrshtypja, qё dhuna ndaj njerёzve ёshtё e lejushme nё ҁfarёdolloj forme, vёren ajo.

Please follow and like us: