Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipja-gjuhë zyrtare, Berisha: Arritje e merituar e shqiptarëve të Maqedonisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë maqedonase, për të miratuar projektigjin që e bën edhe shqipen gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase. Berisha e cilëson këtë vendim si një arritje për të gjithë forcat politike dhe shqiptarët në Maqedoni. “Ligji per gjuhen shqipe, nje arritje e merituar e shqiptareve te Maqedonise por edhe e demokracise te ketij vendi! Te dashur miq, qeveria e re e Maqedonise, ne perputhje me marreveshjen paszgjedhore me forcat politike kryesore te shqiptareve te Maqedonise, miratoi mbreme ligjin per perdorimin e gjuhes shqipe ne te gjithe territorin e kesaj republike si gjuhe zyrtare te saj. Kjo eshte nje arritje per forcat politike dhe shqiptaret e Maqedonise, te drejtat e tyre por dhe mbare kombin tone si dhe per shoqerine dhe shtetin e ketij vendi. Me kete rast, le te urojme ne te dashur miq te gjithe ata qe bene te mundur miratimin e e ketij ligji!”, shkruan Berisha. Maqedonia ka miratuar sot projektligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili parashikon se veç gjuhës maqedonase, edhe shqipja të jetë gjyhë zyrtare. Në një konferencë për shtyp në Ohër, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se paketën e ka dërguar për miratim në Parlament. “Me ligjin për përdorimin e gjuhëve kemi avancuar përdorimin e gjuhëve për gjithë bashkësitë, të gjithë avancimet në këtë ligj janë në bazë të nenit 5 të Kushtetutës. Paketen e kemi dorëzuar për miratim në parlament e pasi të miratohet do e dërgojmë në Komisionin e Venecias”, janë fjalët e Zaev. Berisha është i pari politikan në Shqipëri që përshëndet këtë vendim të qeverisë maqedonase.

Please follow and like us: