Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook po teston transkriptimin e mesazheve zanore

Pjesa më e madhe e përdoruesve e përdorin Facebook-un për të komunikuar me miqtë e tyre. Në të kaluarën, rrjeti social prezantoi një veçori të re që lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe zanore tek miqtë e tyre nëpërmjet aplikacionit Messenger, në të njëjtën mënyrë siç mund të bëjnë me WhatsApp-in. Kjo veçori mundëson dërgimin e shpejtë të mesazheve zanore, megjithatë, ata që mund të jenë në një vend publik, mund të mos e dëgjojnë mesazhin.

Një anëtar i ekipit të Facebook-ut, David Marcus, zbuloi në llogarinë e tij të rrjetit social një foto të veçorisë me të re që grupi ka krijuar: transkriptimi i mesazheve zanore. Facebook po e teston aktualisht këtë veçori tek disa përdorues, për të parë se si do të funksionojë.

Siç mund ta shihni në foton e mësipërme, veçoria ka transkriptuar me tekst mesazhet zanore. Transkriptimi është automatik, dhe shpresojmë që së shpejti të bëhet e disponueshme për përdoruesit në të gjithë botën.

Please follow and like us: