Jozef Radi: Kujtesa e Mjegullës
Mirmëngjesin e së dielës,
me do vargje të kahershme ta uroj….
Botë nën shi
Gjithçka zhytun në shi
e askush i lagun veç meje.
Qiej të largtë
ndër fyej t’eshtnave të mia
luejnë meloditë ma të trishta të botës
Nji përvajë e ambël
muzgjesh pa fillim as fund,
m’u struk në shpirt,
e m’pikoi dritëhije
syni i vjeshtës vajtuese.
N’mejhanen e braktisun t’qiellës seme
askund vend lulesh
askund vend t’ulesh.
Veç shi ndër fyej t’eshtnave të mia,
deri n’skuta shpirti përmbytë,
mbrenda meje
klithma e nji zgalemi t’harbuem
kulmin e ndryshktë të natës
e theu me sqep rrufeje…
1989
(Marre nga libri “Kujtesa e Mjegullës” – Tirane 2000)
Please follow and like us: