Deborah Smith: Përkthyesi si shkrimtari i dytë i të njëjtit libër
The Financial Times
Në vitin 2013 përktheva një libër të titulluar “Vegjetarian”, nga autorja koreanojugore, Han Kang. Më pas, pothuajse në këtë kohë të vitit të kaluar, romani u rendit ndër pretendentët për çmimin ndërkombëtar “Man Booker”.
Nuk është modesti e rreme, as mungesë talenti për të pranuar se isha me fat.
“Vegjetarian” ishte përkthimi im i parë i botuar, ndërsa kisha nisur ta mësoja gjuhën në vitin 2010. Ekzistenca e vetë çmimit – i parë si një çmim që i jepet një libri të vetëm dhe jo një grupi veprash bashkë me shumën 50,000 £ e ndarë në mënyrë të barabartë mes autorit dhe përkthyesit – ishte një kredit për ata që kanë kohë që po mbrojnë traditën tonë “të padukshme” dhe gjithnjë të keqpaguar. Ishte një farë mënyre, një mundësi për t’i dhënë njohjen që meriton.
Pasuria e metaforave për përkthyesin – tradhtar, shërbëtor, fjalor njerëzor – dëshmon për një këmbëngulje shqetësuese që ne të qëndrojmë në prapaskenë, në varësi.
Ata që unë intervistova për këtë shkrim ishin të gjithë të përulur, por përulësia nuk është e barabartë me krenarinë profesionale. Përkthyesit janë si autorë në shumë mënyra – gjatë rrjedhës së një libri, ne do të merremi me disa fjalë, do të ëndërrojmë për personazhet, do na dhembë shpina dhe sytë prej marrëdhënies që i kalon 14-orët në ditë, kërrusur mbi kompjuterat tanë.
Autorët bëjnë gjithçka që bëjnë përkthyesit – ritëm, humor, ritëm, ndalesë – plus komplot, karakter dhe krijimin ex nihilo; si mund të mos kemi frikë nga kjo? Unë mund të jem bashkëpunëtore e Han Kang, por unë jam edhe fansja e saj më e madhe.
Të gjitha metaforat janë përafrime të papërsosura- e preferuara ime është ajo e përkthyesit dhe autorit si instrumentisti me kompozitorin. Kompozitori e ka bërë tashmë punën – por sa e vështirë do jetë për ta luajtur atë pjesë?
Dhe sa ndryshim ka pjesa në varësi të asaj se kush luan, kur të gjitha shënimet qëndrojnë të njëjta? A nuk janë pianistët vetëm kompozitorë të frustruar? Edhe gjeniu Mozart mund të ndryshojë gjatë ekzekutimit të pjesës; duhet pasion, përkushtim dhe një vesh i lindur për muzikë…. Ashtu siç ka muzikantë të mirënjohur në të gjitha pikat që nga “puritanët” te “interpretuesit” edhe forca e formës sonë të artit shtrihet në diversitet. Të gjithë e meritojnë momentin e tyre të shkëlqimit.
Në një farë kuptimi, përkthimi është bashkëpunim; shumë autorë janë mjaft bujarë për të pranuar se libri i tyre bëhet diçka e re në përkthim, produkt i jo një, por dy (ose në rastin e fshehtësisë, tre) talenteve të jashtëzakonshme të shkrimit.
“Unë përkthej në një lloj transi”, më tha Mandelli, “i etur për të parë se çfarë do të vijë më pas. Në këtë mënyrë, anglishtja ime rikrijon rrjedhjen dhe rrjedhën e origjinalit francez, ritmin dhe ritmin e tij”. Por Charlotte Mandell Mandell gjithashtu pranon, veçanërisht për shumicën prej nesh që punojnë më shumë vetëm se sa në çift, se përkthimi “mund të jetë një kohë shumë e gjatë në vetmi”- sidomos edhe se kontributi ynë shpesh është injoruar apo keqkuptuar“.
https://www.ft.com/content/8baf8aec-1db1-11e6-a7bc-ee846770ec15