Albspirit

Media/News/Publishing

Portret i prof. Eqrem Çabej nga Lasgush Poradeci

Më 6 gush 1908, si sot e 109 vjet me parë, lindi Eqrem Çabej.

Eqrem Çabej (Eskishehir, Turqi[1] 6 gusht 1908Romë, 13 gusht 1980) ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar.

Leu në Eskishehir, i biri i Hysenit dhe Lisheshit[2]. I ati ishte gjykatës i diplomuar në “Dar-ul-Hukuk” të Stambollit. Shkollimin fillor e kreu në shkollën qytetëse të vitin 1921Gjirokastër, nga ishte edhe prejardhja e familjes. Për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten[3].

Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare)[3].

Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër (1934) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-’36 Çabej u transferua në shkollën NormaleElbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ai dikaster e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kërkesë që nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me “çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-’39 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe[3].

Në vitin shkollor 1939-’40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944[3].

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Universiteti i Gjirokastrës mban emrin “Eqrem Çabej”.

  1. ^ Elsie R., Historical dictionary of Albania (2nd ed.). Lanham: Scarecrow Press. 2010. fq. 67. ISBN 9780810873803.
  2. ^ Imaj A., Dosja e Sigurimit, Mehmet Shehu: Çabej, eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar, Panorama, 29 tetor, 2009.
  3. ^ a b c d Demiraj Sh., Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008.

 

Në foto potreti i Eqrem Çabej realizuar nga Lasgush Poradeci.

Please follow and like us: