Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA kërcënon me luftë Korenë e Veriut

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, MekMaster në një intervistë për “MSNBC” ka kërcënuar Korenë e Veriut me luftë nëse vendi komunist nuk ndalon zhvillimin e testeve raketore.

“SHBA është e gatshme për të gjitha mundësitë për t’iu kundërvënë kërcënimit bërthamor që vjen nga Koreja e Veriut, përfshirë edhe atë të një lufte parandaluese”, tha Mekmaster.

Po ashtu ai shtoi  se është i vetëdijshëm se çdo sulm ndaj Koresë së Veriut mund të sjellë një “luftë shumë të kushtueshme që mund të shkaktoje vuajtje të pafund, veçanërisht për popullsinë koreanojugore”.

Ndërkohë që Organizata e Kombeve te Bashkuara aprovoi më herët në mënyrë unanime një rezolutë të propozuar nga SHBA, që vendos sanksione të reja kundër regjimit.

Please follow and like us: