Albspirit

Media/News/Publishing

Unë, 9-vjeçari çam, që “bashkëpunova” me nazifashistët?!

Nexhat Merxhushi

Pyetja që duhet shtruar para të gjithë akuzuesve për kolaboracionizëm të shqiptarëve çamë është se si paskam qenë unë Nexhat Merxhushi 9 vjeç, apo Sali Bollati 7 vjeç,  vëllai i tij i pushkatuar 13 vjeç, apo motra 2 vjeçe bashkëpunëtorë me sulmuesit nazi-fashistë?! Pastaj, pse u ekzekutuan dhe ndoqën vetëm të gjithë çamët e besimit mysliman; pse nuk u hodhën në gjyq ku mudn të dëshmohej (pa)fajësia e tyre?!

Më 27 qershor të vitit 1944, kur nodhi genocodi i madh ndaj popullsisë çame, vërtet isha 9 vjeç, por mbaj mend shumë skena të asaj kohe. “Në mëngjes herët, me 27 qershor, nga shtëpia shihnim që zbrisnin ngamali ushtarët e Zervës, si mizat e dheut. Të tmerruar morëm rrugën për tek xhaxhai. Mbërritëm atje, por dhe ata po përgatiteshin për të ikur nga shtëpia. Gjyshja në atë kohë kishte dalë në qytet.

Xhxhai dërgoi djemtë e vet për të marrë gjyshen dhe për ta sjellë në shtëpi, që të niseshim. Nga pamundësia për të ecur shpejt, ndërsa ushtria e Zervës po afrohej, gjyshja jut ha djemve ta linin dhe të iknin sa më shpejt në shtëpi e të niseshin, sepse andej ishte rruga nga do të iknim. Gjyshja ngeli atje. Xhaxhai e priste vetëm tek shtëpia. Aty erdhën hordhitë e Zervës dhe xhaxhin e vranë në vend, ndërsa gjyshen e morën zvarrë duke e rrahur, për ta çuar në burgun e improvizuar (një shtëpi u kthye në burg, shtëpia e Sali Hafuzit, një shtëpi e madhe me 30 dhoma).

Siç tregonte vjehrra ime, Zeqije Nuri, gjyshja kishte shkuar e nxirë në fytyrë dhe nuk jetoi më shumë se katër ditë, pasi kishte pësuar shumë gpditje të rënda. Pra se t’i çonin në burg, gratë i strehuan për një natë të vetme te shtëpia e Sulo Tarit. Dhe aty bënin çfarë të dinin me to. Gratë tregojnë se kur i çuan aty panë mure të lara me gjak.

Nuk dihet se çfarë dhe kë kishin vrarë. Ushtarët grekë çnderonin gratë dhe vajzat. Fëmijët ishin në të njëjtën godinë me nënat dhe motrat e tyre. Ata dëgjonin ulërimat e nënave dhe motrave kur dhunoheshin, Të nesërmen i çuan tek “shtëpia burg”. Aty qëndruan 6 muaj. Shumë fëmijë vdiqën nga sëmundjet dhe mungesa e ushqimit. Edhe atje pati tentative për çnderime. Madje u fol se zervistët kërkonin që të nxirrnin jashtë burgut vajzat më të bukura, por një urdhër nga komanda e qytetit nuk i lejoi.

Një grua plakë më ka treguar tani vonë: “Kur erdhën ushtarët në burg për të çnderuar femra, gjyshja ime më mori sepse unë isha shumë e re, më nxiu në fytyrë dhe më vendosi shami në kokë për t’u dukur si plakë, që të mos bija në duart e ushtarëve grekë.”

Tregojnë gratë që jetuan se “shumë herë andartët u munduan të merrnin gra natën në burgun ku ishim bashkë, por ne ja jepnim ulërimës. Hë të na vrisnin tani, hë pastaj. Netë pa gjumë, me një copë bukë thatë, që na e hodhën sikur të ishim buçe”.

Dhe ishin mbi 300 gra në atë burg. Burrat i çonin në shkollë; aty ishte vendi ku i mblidhnin. I vrisnin dhe pastaj i hidhnin nga dritarja. Vrasjet bëheshin me armë të ftohta, me thika zakonisht. Dhe nga torturat e tepërta kanë vdekur njerëzit. Gjyshen e gruas sime e çuan pastruese në shkollë pas masakrës. Ajo tregon që në muret e klasave kishte copa trush.

Hysni Muratit i vendosnin bajonetën në kurriz dhe i hoqën lëkurën. Xhaxhain tim, Merushin, duke e dërguar për në shkollë(ku grumbulluan burrat) për ta vrarë, i bien me kondakun e pushkës në kokë dhe vdes pa shkuar deri në shkollë.

Dua të tregoj edhe një rast tjetër: Ditën  e 27 qershorit në një familje çame shkoi për drekë një komshi i tyre dhe pesë grekë të armatosur deri në dhëmbë me thika. Donin të merrnin djalin e shtëpisë. Ai nuk donte të shkonte. E vunë poshte dhe e godisnin me shkelma, duke e bërë copa-copa me thikë. E nxorën jashtë, i futën copat në një thes dhe dërguan dikë për t’i hedhur në lumë. Gratë njoftuan gruan e tij që të lante rrugën nga gjaku i burrit të saj. Pastaja kishte masakra të ndryshme, deri në prerjen për së gjalli të organeve gjenitale.

Unë me vëllain dhe nënën u takuam me babanë në Janinë. Nga aty kemi kaluar me një kamionçinë në Ersekë (nuk e di se si përfunduan aty) dhe nga Erseka në Korçë. Gjithsej ishim 14 veta, familja Merxhushi.

(Fragment nga libri: Spastrimi etnik në Çamëri)

Please follow and like us: