Akademia Spanjolle krijon degë të veçantë për Ladino –dialekti i hebrejve sefardikë të dëbuar shekuj më parë
Akademia mbretërore e Spanjës njofton së fundmi planin për krijimin e një dege judeo-spanjolle në Izrael që do t’i bashkëngjitet 23 degëve ekzistuese akademike që i dedikohen gjuhëve spanjolle- dialekteve – në Amerikën Latine. Drejtori I Akademisë, Dario Villanueva e ka përshkruar dialektin judeo-spanjoll, quajtur Ladino, si një “fenomen historik dhe kulturor jashtëzakonisht të rëndësishëm”.
“Hebrejtë që u dëbuan në vitin 1452 u përhapën në Europë dhe në Amerika duke marrë me vete gjuhën spanjolle siç flitej në atë kohë. E gjitha kjo mrekullisht është ruajtur. Ka letërsi, folklor, përkthime të Biblës dhe madje edhe gazeta të shkruara në Ladino”, tha ai për gazetën “The Guardian”. Akademia ka caktuar 9 specialistë dhe synimi është ruajtja e këtij dialekti që është unik. Akti është përshëndetur nga Isaac Querub, president i Federatës së Komuniteteve Hebraike të Spanjës.
Hebrejtë sefardikë u dëbuan nga Spanja në vitin 1452 nga mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabela, ndërkohë që dy vjet më parë, Spanja dhe Portugalia, miratuan ligje që lehtësonin kthimin e pasardhësve të të dëbuarve. Spanja e cilëson dhënien e shtetësisë si një mundësi për të korrigjuar gabimin e bërë. Mendohet se në Izrael banojnë rreth 400 mijë njerëz që kanë njohuri të Ladinos.
https://www.theguardian.com/world/2017/aug/01/spain-honours-ladino-langu…