Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Për ata që ikin nga ky vend…

 

Për ata që ikin nga ky vend, kujtoj thënien e një ish-komshiut tim që nuk jeton më. Dikur ai më ka thënë: kur u ngrit aeroplani që mori vajzën time, sikur më shkulën zemrën.

Këto ditë ka pasur shkrime mbi këtë temë. Reagime ndonjëherë dhe emocionale. Nga të dy palët. Edhe nga ata që ikin, edhe nga ne që jemi këtu.

Për mua është shumë e trishtuar rrjedha (e pandërprerë) e gjakut tonë që shprishet e shprishet. Për këtë ndjesi vetjake ligështimi ndonjëherë e quaj veten nostalgjik e të plakur. Më prek, bëhem keq për çdo largimi nga ky vend.

Nuk dua të merrem me veten. Zgjedhjet janë personale. Por epidemia e largimeve, ajo ik të ikim nga ky vend, është një e keqe që na ka zënë aq ligsht sa nuk e di si do të shpëtojmë prej saj.

Dhe me këtë ik të ikim nga ky vend nuk bëhem dot. Nuk e pranoj dot.

Më djeg veçanërisht largimi i artistëve.

Please follow and like us: