Superkupa e Evropës, Shkupi “pushtohet” nga prostitucioni
Nesër në Shkup luhet finalja e Super Kupës ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit. Kjo finale ka kthyer vëmendjen e të gjithë opinionit drejt “Telekom Arena-s” në kryeqytetin tonë. Në këto ngjarje nuk mungon as pjesa e “biznesit të zi” siç quhet, pra ajo e prostitucionit të organizuar. Shumë femra që do të ofrojnë shërbime të tilla tashmë kanë ardhur në qytet, më të shumtat janë nga Bullgaria e Serbia, por edhe nga Kosova, raporton portali mkd-news.mk Çmimet janë të ndryshme por profiti tek ta luan një rol të rëndësishëm në situata të këtilla, ashtu siç mësojnë mediat çmimi do të sillet nga 70 deri në 100 euro. Tifozët anglezë si turistë janë të njohur si adhurues të jetës së natës dhe alkoholit, ndërsa xhepi i tyre i mbushur është gjithmonë sfidë për tutorët e protitucionit.