Albspirit

Media/News/Publishing

Julian Deda: O ju të poshtër, ju qelbësira që shani Lulin!

 

 

O ju të poshtër, ju qelbësira që shani Lulin. O të ndyrë, o ju që duke e kritikuar doni të justifikoni lekët, që iu ka dhënë Rama. Po si nuk ju vjen zor?! Qenkeni mosmirënjohësa të mëdhej. Po pse more çfarë e kujtoni Lulin ju, supermen, batman, spiderman apo cat-women? Ai nuk është super hero, por një djalë i thjesht dhë i pa të keq. Boll e thërritët në aksion këto ditë, ka edhe ai të drejtë të pushojë, sa mirë pushon Kryeministri, pse mos ta bëjë edhe Kryetari i opozitës?

 

Gërr vërr, vetëm të ankoheni dini. Po ku ishit ju gjatë zgjedhjeve? Pse nuk bëtë asnjë ditë opozitë, ndërkohë që Luli e dërrmoi Tit Vasilin duke e goditur për t’i marre vota, nuk ja doli dot, por ç’rëndësi ka, ai e dërrmoi.

 

Ju kam parë shpesh, që i kërkoni Bashës të godasë Ramën. Këtu tregoni injorancë, nuk merrni vesh fare nga politika. Po si mund ta godasë, a ka bërë marrëveshje për të mirën tonë? A ka duruar për pesë orë rresht presionin e kundërshtarit, por në fund fitoi. E ç’rëndësi ka se kjo fitore nuk përkthehet në vota, punë e madhe fort, mjafton ai të jetë i lumtur dhe të ndjehet i fituar.

 

O të ndyrë, na keni bërë me fiksime. Nuk guxon njeriu të bëjë një status për ta mbrojtur Lulin, se direkt të vihet etiketa, servil. Po pse more të pa udhë, servilizëm është ky? Sigurisht që jo. Kjo quhet devotshmëri, ndershmëri dhe dashuri e pastër dhe pa kushte për udhëheqjen.

 

Kështu pra, lërini pordhët, mbyllni gojën, mos e kritikoni më, harrojini lekët e Ramës dhe hajde të shkojmë e të rrimë aty poshtë zyrës, ose te kafja, që kur të kalojë të na shohë dhe të ndjejë mbështetje. Dhe mos u bëni katilë, që ta bëni këtë që nesër të merrni ndonjë copë, jo në asnjë mënyrë, por sepse lideri ynë duhet duratrokitur, mbështetur, miratuar edhe kur bën gabime. Oops, më falni, ku bën gabime ai!? E kisha fjalën, edhe kur nuk e bën aq mirë sa duhet. Kështu pra, mbyllni gojën dhe mos e kritikoni më o të poshtër, o qelbësira. Me këtë rast mos u merrni as me Ramën dhe as me Lali Erin. Hajde të godasim Monikën, se ajo i ka fajet dhe votat tona. Forca çuna/goca, rroftë Lideri.

Please follow and like us: