Albspirit

Media/News/Publishing

Ministra të Bashës në kabinetin “Rama”? Julian Deda: Asgjësim për PD

Në media janë shtuar raportimet mbi mundësinë e përfshirjes së një ose disa ministrave nga radhët e PD-së në qeverinë “Rama 2” që pritet të formohet në shtator.

Një nga emrat e përfolur është edhe ai i ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, por sipas koordinatorit për artin dhe kulturën në PD, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, kjo do të thotë asgjësim përfundimtar i Partisë Demokratike.

“Flitet se ndonje minister i propozuar nga PD mund te rrije ne qeverine Rama 2, gje qe çon automatikisht ne bashkeqeverisje.

Nje pyetje kam per demokrate, socialiste, LSI-iste dhe te pa parti.

A i sherben vendit per mire apo per keq, qe PD dhe PS te qeverisin bashke ne Shtator e mbrapa, duke e ndare me dysh tepsine e pushtetit? P.s. Per mendimin tim, ne rast se ky lajm ka gjasa te jete i vertete, atehere Rama ja mbyll gojen perfundimisht PD-se duke e çuar ate drejt asgjesimit politik dhe duke e lene vendin perfundimisht pa opozite”, shkruan Julian Deda në faqen e tij personale në “Facebook”.

Please follow and like us: