Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani, e ftuar speciale në samitin e femrave të fuqishme në SHBA

 

Samiti për femrat më të fuqishme dhe em ndikim në botë, i cili do të mbahet në Chicago të Amerikës, i ka dërguar ftesë gazetares dhe publicistes shqiptare nga Kosova, Hafize Elshani për t’u bërë pjesë e aksionit të përbashkët në shkallë planetare. Samiti do të mbahet në tetor të këtij viti, ku Hafizja, shtetase e Kosovës, do jetë e ftuara speciale në këtë samit.

Hafize Elshani ka të fitura disa gara për intelegjencë, mes të cilave “Genius in the world”, “Genius Hight IQ”, “IQ EU” dhe shumë çmime të tjera të kësaj natyre.

Gazetarja Hafize Elshani është një vajzë me interesa të gjera duke zotëruar katër diplomime; ka të përfunduar Bachelor dhe Master në drejtimin Komunikim Masiv dhe Gazetari dhe aktualisht është në proces doktorature në Universitetin Amerikan. Hafizja ka kryer ciklin e plotë të studimeve në Gjuhën Angleze dhe ndjek një fakultet tjetër amerikan për hulumtim të quajtur “Detektive – Agjente Sekrete”.

Hafizja merret me hulumtime dhe është nga Drenica, përkatësisht nga Komuna e Drenasit.

Kjo vajzë është vetëm 21 vjeç.

Përpos hulumtimit, studimeve universitare dhe trajnimeve të ndryshme që ndjek, po ashtu ajo është e pasionuar pas librave dhe adhuron botimet enciklopedike botërore.

Nga natyra Hafize Elshani është e butë, ka shumë shoqëri rreth vetes, shumë njerëz e duan dhe e vlerësojnë për mendjen e hapur dhe për majft cilësi të tjera njerëzore. Është shumë humane duke marrë pjesë në fushatat e ndryshme për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Kur është pyetur nga një gazetar italian për vendin e saj, Kosovën, ajo ka thënë ndër të tjera se “me rëndësi është që Kosova tash është e pavarur e lirë dhe demokratike. Nuk them shumë për Kosovën sepse Kosova është zemra ime, që asnjë vend në botë nuk mund të ma zëvendësojë dot”.

Ndërkaq kur është pytur “Pse iu shmangesh intervistave dhe pamjes tuaj për të dalë në media”, ajo është përgjigjur se “Për mua ka rëndësi të jem vetvetja dhe të arrij e të bëj atë që unë dua; nuk ka rëndësi fama, unë mund ta promovoj veten në forma tjera, jo thjesht e vetëm nëpërmjet pamjes; thjesht unë jam prapa kamerave dhe i shijoj gjërat, sepse gjithmonë për mua kanë rëndësi prapaskenat, sepse aty ndodhin gjërat”.

Lidhur me pytjen se “A ke siguri në shtetin ku jeton dhe a gëzon përkrahje” ajo është përgjigjur “Sigurinë njeriu e krijon vetë, përkrahjen familjare gjithmonë e kam pasur. Po ashtu mbështetjen e shoqerisë, ajo institucionale është vetëm formale, andaj unë jam mirë dhe kjo ka rëndësi për mua”.

E yetur për situatën politike në shtetin më të ri të Europës, në Kosovë, Hafizja ka shtuar se “nuk merrem me politikën aktuale dhe as që do merrem ndonjëherë, rendësi ka që unë asnjëhere nuk u politizova e as që do të politizohem kurrënjëherë”.

Hafize Elshani është bërë temë e preferuar këto ditë në mediat e huaj se çfarë do thotë ajo në një samit botëror ku marrin pjesë personalitete femra nga shumë vende të zhvilluara perëndimore. Vetë ajo është shumë aktive në debate të ndryshme politike që zhvillohen në Kosovë dhe në hapësirën mbarë shqiptare.

Hafize Elshani është kontaktuar edhe nga disa portale të Maqedonisë rrett pjesëmarrjes në këtë samit, por ajo nuk ka preferuar të flasë duke shtuar se “gjithçka do ia lëmë kohës, do flas në momentin e duhur”.

Kur është pytur nga një portal i huaj “se kush janë për ty heronj të vërtetë”, Elshani ka thënë “Nuk e di sa ju dini për luftën e fundit në Kosovë, por ju rekomandoj që të merrni sa më shumq informacione sepse bota duhet ta dijë kush bëri gjenocid në Kosovë. Përsa i përket pytjes për heronjtë, për mua janë Adem Jashari me familjen e tij heroike, Fehmi Lladrovci, Rasim Kiçina, e shumë e shumë dëshmorë që dhanë jetët e tyre që sot unë të jem e lirë e të flas lirshëm për vendin tim në mediat e huaja siç jeni ju”.

Hafizja ka rrëfyer edhe diçka të dhimbshme, kur është pyetur se çfarë do të ndryshojë në botë po të kishe një fuqi të tillë ndryshimi”. Ajo tha se “sikur të kisha këtë fuqi, që gjithmone është një ëndërr e madhe për mua, do ta bëja një gjuhë që të kuptoheshim të githë popujt e botës mes vete, do t’i zhdukja gjitha armët sepse nuk do kishte njerëz të vdekur dhe po të mundja do ta zhdukja këtë interesin e mallkuar. Kështu kur nuk do kishte interes nuk do kishte luftra, pasi nuk do kishte shkak pse ta bënin atë, nuk do të kishte politikë mes shteteve sepse nuk do të kishin interes. Kështu bota do të rregullohej dhe do të kishte paqe. Dhe kjo shumë mirë do ishte”.

Në lidhje me pyetjen se “çfarë do të thuash për sëmundjet që po shfaqen në botë”, Hafizja pohon se “E urrej kancerin më shumë se gjithçka tjetër, po ashtu e urrej çdo sëmundje dhe do të doja që të zhdukeshin përgjithmonë”.

Hafize Elshani është shumë komunikuese me njerëz dhe ata që e njohin e dinë që ajo, pos sukseseve të saj, ka shumë humor dhe dashuri për njerëzit. Hafizja i do gjithashtu shumë delfinët.

Please follow and like us: