“Google” sjell bisedat në aplikacionin “Youtube”
Youtube tha ditën e Hëne se përdoruesit mund të ndajnë video me kontaktet direkt nga aplikacioni mobil nëe Android dhe iOS. Madje ata mund të bisedojnë rreth videove të shpërndara duke përdorur tekst, emoji, video si dhe të dërgojnë ftesa për 30 njerëz për të realizuar biseda në grup. Hera e parë që Youtube mundësoi komunikimin rreth videove ishte Maji i 2016-ës. Kompania më pas dërgoi funksionalitetin për përdoruesit Kanadez në Janar të 2017-ës dhe që atëherë Kanada ishte vendi i parë në botë i cili shpërndante më së shumti video shkruan PCWorld Albanian. Pas disa përmirësimesh, kompania e Google lançoi funksionalitetin në aplikacionin Android dhe iOS. Funksionaliteti mund të aksesohet në tabin “Shared” në aplikacionin mobil të Youtube si mëposhtë:
Për ta provuar së pari duhet të ftoni miqtë nga kontaktet me SMS ose duke u dërguar një link ftese.