Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Dosjet e Serbisë, një litar në qafën e kombit shqiptar


Është naive të pritet që një Serbi e demokratizuar të gjejë në të ardhmen, pas 50 apo 100 vjetësh, gatishmërinë për të publikuar emrat e shqiptarëve, që u kanë shërbyer interesave serbe në Tiranë, në Prishtinë apo në Shkup. Kjo mbetet detyrë ekskluzive e shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë. Një detyrë tepër e vështirë, sepse Serbia është kujdesur që njerzit e saj në këto kryeqytete të jenë shumë të pasur, me shumë pushtet, me shumë influencë politike, zyrtare dhe publike. Dhe këta drejtohen nga Beogradi me telekomandën e dosjeve. Ndaj dosjet e Serbisë janë një litar në qafën e kombit shqiptar.

No automatic alt text available.

Please follow and like us: